Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi.


Arthur Schopenhauer (22 shkurt 1788 - 21 shtator 1860) ishte një filozof gjerman, i njohur për pesimizmin e tij ateist dhe qartësinë filozofike.

Thënie Redakto

  • Talenti qëllon cakun që askush tjetër s'mund ta qëllojë, Gjeniu qëllon cakun që askush tjetër nuk mund t'a shohë.
  • Çdo komb përqesh kombin tjetër, dhe kanë të drejtë.
  • Nderi nuk është vetëm të fitosh, duhet vetëm të mos jetë humbje.
  • Individi mund të jetë plotësisht vetvetja vetëm në vetmi dhe kush nuk e do këtë, nuk do as lirinë, sepse jemi të lirë vetëm kur jetojmë veçmas.
  • Kryesisht është humbja që na mëson vlerën e vërtetë të gjërave.
  • Lumturia konsiston në përsëritjen frekuente të kënaqësisë.
  • Njeriu duhet të përdorë fjalë të zakonshme për të përshkruar gjëra jo të zakonshme.
  • Sensi i humorit është e vetmja cilësi hyjnore e njeriut.
  • Pa libra zhvillimi i qytetërimit do të kishte qenë i pamundur. Ata janë motorët e ndryshimit, dritaret në botë, 'farët ndërtuar në detin e kohës'. Ata janë shoqëruesit, mësuesit, magjistarët, bankierët e thesareve të mendjes. Librat janë njerëzimi në shtyp.
  • Çdo njeri konsideron kufijtë e shikimit të tij si kufijtë e botës.
  • Ne nuk ndiejmë, as çmojmë si duhet të mirat dhe përparësitë që zotërojmë realisht, por sillemi sikur prania e tyre të ishte e natyrshme, duke larguar nga ne vuajtjen. E kuptojmë vlerën e tyre vetëm kur i humbim.
  • Nëse imunitetit ndaj dhimbjeve i shtojmë edhe çlirimin nga mërzia, ja pra ku kemi gjetur thelbin e lumturisë tokësore; gjithë të tjerat janë ëndrra në diell.
  • Më e mira është armike e së mirës.
  • Mjeti më i sigurtë për t'u ndjerë fatkeq është pikërisht dëshira për të qenë i lumtur.
  • Gati e gjithë bota është një arrë bosh nga brenda.
  • Rruga më e mirë për të shmangur një fatkeqësi, është të ulësh sa më shumë që të jetë e mundur nivelin e pikësynimeve personale në raport me mundësitë personale.
  • Jeta e vëzhguar nga kreu duket se nuk ka fund, ndërsa e riparë nga fundi i rrugës, rezulton mjaft e shkurtër.
  • Në vend që të thurrim plane për të ardhmen dhe të shqetësihemi vazhdimisht dhe krejtësisht për të nesërmen ose të lejojmë të na kapë nostalgjia për të shkuarën, duhet të përsërisim çdo çast që vetëm e tashmja është e sigurtë dhe reale, meqë e ardhmja do vijë gjithmonë ndryshe nga parashikimi dhe e kaluara nuk ka qenë kurrë siç e kujtojmë ne.
  • Kushti më i mirë për lumturinë është t'i mjaftosh vetvetes.
  • Gjithë ç'kam e mbart me vete.
  • Ajo që i mungon pjesëtarëve të një mjedisi në cilësi, në ndonjëfarë mënyre zëvendësohet me sasinë.
  • Fatkeqësisht dihet, duke bërë ndonjë përjashtim të lumtur, që nuk do të rastisim tjetër në botë veçse një masë ekzemplarësh të racës njerëzore plot me të meta, që është më mirë t'i lëmë në heshtje.
  • Të gjitha punët njerëzore janë në dorë të rastësisë dhe gabimit.
  • Ne kemi faj për çdo fatkeqësi që na bie për pjesë, edhe pse përgjegjësia jonë është vetëm relative.
  • Ëndrrat e bukura mjafton realiteti për t'i hedhur poshtë, duke lënë si gjurmë të vetme një shpresë të dobët të një realizimi të tyre të mundshëm.
  • Mendimet tona duhet të jenë të ngjashme me kthina të padepërtueshme, të konceptuara në mënyrë të tillë që kur njëra është e hapur, gjithë të tjerat të jenë hermetikisht të mbyllura.
  • Njerëzit janë të ngjashëm me fëmijët, bëhen të pasjellshëm kur llastohen tepër.
  • Shkalla e nevojshme e shpirtit që na pëlqen është një masë e saktë e shkallës së shpirtit që ne kemi.
  • Asnjë talent nuk është i dukshëm për atë që nuk ka asnjë talent.
  • Kujtesa vepron si një lente konvergjente në dhomën e errët; ajo përqëndron dhe e bën imazhin më të bukur se origjinali.
  • Superioriteti është të mos kesh kurrsesi nevojë për të tjerët dhe t'ua bësh të ditur.
  • Çdo qëllim i kanos rrezik gjykimit.
  • Vullneti është një fuqi shqetësuese, që të bën ta mendosh jetën si një dëshirë gjithmonë të pakënaqur, një lakmi torturuese për çlirim dhe shpëtim.
  • Jeta është e shkurtër, por e vërteta punon me largpamësi e rron shumë gjatë.
  • Çdo çast ekziston vetëm si fshirës i çastit të mëparshëm, atit të tij, për t'u fshirë edhe ai nga ana e vet me po të njëjtën shpejtësi. Ashtu si e shkuara dhe e ardhmja janë iluzione të po njëllojta me ëndrrat, edhe e tashmja nuk është veçse një cak midis tyre, i mangët nga shtrirja dhe nga jetëgjatësia.
  • Intelekti e përputh kohën dhe hapësirën në përfaqësimin e materies, domethënë të të vepruarit. Kjo botë, si përfaqësim ekziston vetëm nëpërmjet intelektit e vetëm për intelektin.
  • Është pikërisht njëkohshmëria e shumë gjendjeve ajo që përbën thelbin e realitetit.
  • Vetëm një shpirti të stërholluar nga sofistikimet, mund t'i lindë ideja e debatimit mbi realitetin e botës.
  • Së vërtetës i kundërvihet gabimi, si mashtrim i arsyes, kurse realitetit iluzioni, si mashtrim i intelektit.
  • Kënaqësia e këndshme e superioritetit është për shpirtin ashtu si nxehtësia për trupin.
  • Me pak mirësjellje dhe dashamirësi, mund të bëjmë për vete edhe njerëzit më të egër e kokëshkretë.
  • Kush ka ardhur në botë me qëllimin serioz për të edukuar njerëzit në cështjet më të rëndësishme, mund të quhet me fat nëse shpëton lëkurën e vet.
  • Është më mirë ta shfaqim mendjemprehtësinë tonë më tepër duke heshtur, sesa duke folur. E para, është vepër e diturisë, e dyta është krijesë e mendjemadhësisë.
  • Njerëzit janë algjebristë të përkryer të interesave personale të të tjerëve dhe përmes një të dhëne të vetme, zgjidhin problemet më të koklavitura.
  • Njerëzit janë kaq të epur për të vërtetat individuale, sa janë të pandjeshëm dhe shpërfillës për të vërtetat e përgjithshme.
  • Nëse nuk e tregoj sekretin tim, ai është i burgosuri im; nëse më shpëton nga goja, unë bëhem skllav i tij.
  • Në pemën e heshtjes varet fruti i paqes.
  • Ngjarjet e jetës sonë i përafrohen imazheve të kaleidoskopit, të cilat na duken gjithnjë të ndryshme në cdo rrotullim, megjithëse kemi para syve ngaherë të njëjtën gjë.
  • Fati njeh artin mbretëror të bindjes dhe përballë hijeshisë dhe ndihmesës së tij, meritat dalin mënjanë.
  • Rastet dhe pikëshikimet tona janë të ngjashme me dy forca që veprojnë drejt poleve të kundërta, kurse rrjedha e jetës sonë është diagonalja që pason.
  • Fati i përzien letrat dhe ne i luajmë.

Thënie për të Redakto

Thënie të atribuara gabimisht Redakto

Referime Redakto

Shiko edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

Wikipedia ka një artikull në lidhje me:


Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: