Muhamedi
profeti themelues i Islamit (rreth 570–632)
Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi. |
Muhammed ibën ‘Abdullah (570 - 8 qershor 632), me emrin e plotë Ebu al-Qasim Muhammad Ibën Abd Allah Ibën Abd al-Muttalib Ibën Hashim, është i dërguari i fundit nga Zoti sipas fesë islame. Muhammed bashkoi Arabinë në një shtet të njësuar mysliman dhe siguroi që mësimet dhe veprat e tija së bashku me Kuranin, të jenë themelet e besimit mysliman.
Thënie
Redakto- Kur dikush kërkon ndihmë në emër të All-llahut atë ndihmojeni, kur lyp diçka në emër të All-llahut jepni, kush ju fton, përgjigjuni ftesës së tij, kush ju bën ndonjë të mirë, kompensojeni atë. Po qe se s'keni me çfarë ta kompensoni atëherë lutuni për të ngase lutja do të konsiderohet kompensim.
- Transmetuar nga Ibn Omeri r.a.
- Para se të filloni namazin, drejtoni rradhët, ngjitni supet me njëri tjetrin, plotësoni vendin e lirë (në saf), lironi vend atij që don të hyjë në saf, mos i leni vend shejtanit ndërmjet jush. Kush e plotëson safin, All-llahu është me atë, e kush e këput safin All-llahu këput lidhjen me të.
- Transmetuar nga Ibn Omeri r.a.
- Dita më e lavdëruar është dita e xhuma, andaj sa më shumë mëçoni salavat, ngase, salavati juaj më paraqitet mua.
- Transmetuar nga Aus bin Ausi r.a.
- Kur të flitni thoni të vërtetën. Kur të premtoni zbatojeni premtimin. Kur të lihet diçka amanet, çone në vend. Ruani nderin tuaj. Ruani sytë tuaj nga të shikuarit haram. Ruani duart tuaja (nga të bërit keq).
- Transmetuar nga Ajjad bin Sami r.a.
- Përpos dhikrit mos folni shumë, sepse të folurit shumë ashpërson zemrën. Njerëzit më larg All-llahut janë ata që kanë zemër të ashpër.
- Transmetuar nga Ibn Omeri r.a.
- Keni kujdes që gjithmonë të jeni të drejtë, sepse e drejta çon drejt mirësisë, mirësia çon në Xhennet, dikush prej njerëzve vazhdon duke fol dhe punuar drejt deri sa të shkruhet te All-llahu "i drejtë", poashtu kini kujdes që t'i shmangeni gënjeshtrës, sepse gënjeshtra çon në punë të ndyta, e ato çojnë në zjarr. Njeriu vazhdon të gënjejë derisa të shkruhet tek All-llahu "gënjeshtar".
- Transmetuar nga Ibn Mesudi r.a.
- Muath bin Xhebeli: O i Dërguar i All-llahut, më këshillo.
- Muhammed ibën ‘Abdullah: Adhuro All-llahun e mos i shoqëro Atij asgjë. Kur të bësh ndonjë mëkat, menjëherë të bësh një vepër të mirë. Bëhu i qëndrueshëm në të drejtë dhe ki sjellje të mirë.
- Transmetuar nga Abdullah bin Omeri dhe Abdullah bin Asri r.a.
Thënie për të
RedaktoThënie të atribuara gabimisht
RedaktoReferime
RedaktoShiko edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto