Fjalë të urta shqiptare: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
v Klein Muçi zhvendosi faqen Fjalë të urta Shqiptare tek Fjalë të urta shqiptare
convert many 1-item lists to one multi-item list
Rreshti 658:
 
*Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra. SKRAPAR
 
*Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut. BERAT
 
*Lulja e këputur nuk lëshon më. MYZEQE
 
*Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki. JUG
 
*Mendja me mendjen, pjellin mëndje. JUG
 
*Me një ka nuk bëhen pendë. JUG
 
*Me nji tra nuk mban shtëpia. JUG
 
*Mëson nga armiku më shumë se nga miku. JUG
 
*Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë. JUG
 
*Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë. VERI
 
*Miku harrohet po të largohet. PËRMET
 
*Miku i mirë vjen nga porta. BERAT
 
*Nuk bëhet stani me dhi të egra. VLORË
 
*Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi. JUG
 
*Njeriu pa shokë, si muri pa tokë. JUG
 
*Miku i mikut tim, është edhe miku im. VLORË
 
*Një krah s'mban kala. GJIROKASTËR
 
*Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja. SKRAPAR
 
*Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova. KRUJË
 
*Për një shamatë, lypen dy veta. SARANDË
 
*Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti. TROPOJË
 
*Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara. JUG
 
*Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë. VLORË
 
*S'bëhet lëmi me një kalli. JUG
 
*S'bëhet stani me lepura. MYZEQE
 
*S'mblidhen lepujt në vath. JUG
 
*S'mbushet thesi me një kokërr. LUKOVË
 
*Syri është më i mprehtë se kordha. JUG
 
*Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin. JUG
 
*Shokë bashkë, e bukë veç. JUG
 
*Trimi i mirë me shokë shumë. JUG
 
*Shoku sa duhet, aq qortohet. KOSOVË
 
*Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat. BERAT
 
*Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë. VERI
 
*Të më mbrosh atje ku s'jam, se ku jam mbrohem vetë. LIBRAZHD
 
*Uji fle, hasmi s'fle. LIBRAZHD
 
*Ankohet kalorësi se po i varen këmbët. VERI
 
*As nuk kam, as më mbarohen. KAVAJË
 
*Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë. LABËRI
 
*Bota të jep aq sa t'i kesh dhënë asaj. JUG
 
*Bukë e kripë e zemër. KAVAJË
 
*Çilet dera, rritet ndera. VERI
 
*Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet. ELBASAN
 
*Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë. KOLONJË
 
*Fshati digjet, plaka krihet. JUG
 
*Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara. VERI
 
*I mirë për shokë, e i lig për vete. JUG
 
*Bukën tënde ha, hall të botës qa. LUNXHËRI
 
*Çezma i lan të gjithë, veten nuk e lan. DELVINË
 
*I fundit ja do qaj, ja do qeshë. LABËRI
 
*I qan hallin kalorësit. DURRËS
 
*I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit. POGRADEC
 
*Jo gjithmonë "mirë se të gjeta" po edhe "mirë se erdhe". ELBASAN
 
*Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen. JUG
 
*Nga fryn era kthen gëzofin. DIBËR
 
*Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë. KORÇË
 
*Keq më vjen, po dëm s'më bëhet. SKRAPAR
 
*Ku s'të thërresin, mos shko; ku s'të pyesin, mos kuvendo. ELBASAN
 
*Këpucari i ka këpucët e grisura. JUG
 
*Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës. JUG
 
*Kopraci s'të jep të zezën e ullirit. JUG
 
*Ku bien daullet të çojnë këmbët vetë. SKRAPAR
 
*Ku rënça mos u vrafsha. VLORË
 
*Kur të kem me thasë, të të jap një trastë. SHIJAK
 
*Kur të vjen nevojtari në derë, po s'pate gjë, jep një gotë ujë. SKRAPAR
 
*Kush ha vetëm, vdes dhe vetëm. JUG
 
*Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë. SHKODËR
 
*Kush vete i paftuar, e gjen sofrën pa shtruar. ARBËRESHËT
 
*Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë. KRUJË
 
*Le gomari që na ngordhi, po s'na lënë as mizat rehat. KORÇË
 
*Lype se s'ta jep, merre se nuk thotë gjë. KAVAJË
 
*Mali me mal s'piqen, po njeriu do piqet. JUG
 
*Me çfarë syri do më shofësh, me atë do të shof. ELBASAN
 
*Merr belanë e botës e vë në krye të votrës. ELBASAN
 
*Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë. MYZEQE
 
*Miku i thirrur, duhet përcjellun. MIRDITË
 
*Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd. KRUJË
 
*Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi. KRUJË
 
*Mirmëngjes, me interes. FIER
 
*Mos qesh në shok, se e gjen në kokë. KOSTUR
 
*Mos e lëndo ku i dhemb. JUG
 
*Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë. JUG
 
*Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë. DELVINË
 
*Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi. KAVAJË
 
*O bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha. BERAT
 
*Pa para njeriu ha dhe një thes me kripë. VLORË
 
*Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan. KORÇË
 
*Prifti më përpara bekon mjekrën e tij. KOLONJË
 
*Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku. KUÇ
 
*Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot. SHKODËR
 
*Qenit hidhi një kockë, të pushojë. SKRAPAR
 
*Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar. FIER
 
*Sevapi as shitet, as blihet. JUG
 
*Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo. PËRMET
 
*Ta shef bojën, sa ta ka nevojën. SKRAPAR
 
*Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun. TROPOJË
 
*Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët. JUG
 
*Ustai nuk ka shtëpi. MYZEQE
 
 
[[Category:Fjalë të urta|Shqipëria ]]