Ndihmë:Rregullat kryesore: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
vNo edit summary
Etiketa: përpunim burimi 2017
vNo edit summary
Etiketa: përpunim burimi 2017
Rreshti 1:
Si çdo komunitet dhe ''Wikicitate'' operon në bazë të disa rregullave. Më poshtë është një listë e rregullave kryesore për mbarëvajtjen e projektit.
 
#* '''Nuk lejohen materialet e mbrojtura.''' ''Wikicitate'' është një përmbledhje '''e lirë''' e citateve, pra e veprave pa të drejta autorësie. Veprat e mbrojtura nuk i përkasin ''Wikicitate''.
#* '''Artikujt duhen mbështetur në referenca.''' Referencat shërbejnë si provë për informacionin e shkruar në artikull. Artikujt pa referenca mund të grisen.
#* '''Vandalizimi i artikujve është i ndaluar.''' Arsyet janë të kuptueshme.
#* '''Emrat e llogarive me përmbajtje ofenduese janë të ndaluara.''' ''Wikicitate'' bazohet në bashkëpunimin mes vullnetarëve dhe emra të tillë shkojnë kundër kësaj fryme.
#* '''Zënkat janë të ndaluara.''' Megjithëse debatet konstruktive janë më se të mirëpritur në ''Wikicitate'', debatet e karakterizuara nga sulme personale apo fjali tendecioze nuk kanë vend në projekt. ''Wikicitate'' është një përmbledhje citatesh, jo një arenë luftimi.
#* '''Krijimi i llogarive të shumta nga i njëjti person për qëllime jo altruiste është i ndaluar.''' ''Wikicitate'' është një projekt që udhëhiqet nga parimet e vendosura nga komuniteti i tij. Këto parime duhet të përfaqësojnë shumicën e komunitetit të pandikuara nga individë të caktuar.
#* '''Luftrat e redaktimeve janë të ndaluara.''' Ndryshime të shpeshta mes dy apo më shumë përdoruesve para-mbrapa sjellin probleme në komunitet. Nëse ekziston një konflikt mes palëve në lidhje me një informacion të caktuar, informacioni konfliktues duhet fshirë derisa konflikti të jetë zgjidhur në faqen e diskutimit të artikullit.
#* '''Reklamimi është i ndaluar.''' ''Wikicitate'' është një përmbledhje citatesh, jo një faqe promovimi.
#* '''Përhapja e informacioneve personale të anëtarëve të tjerë është e ndaluar.''' Çdokush e zgjedh vetë çfarë do të bëjë publike për veten.
 
Thyerja e vazhdueshme e rregullave të mësipërme mund të sjellë bllokimin e një përdoruesi.