Content deleted Content added
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 2:
 
== Thënie ==
* ''Në dyert e ndriçuara të dashurisë, nuk mund të hyhet duke kaluar nëpër tunele të errët.''
* ''Këmbana nuk do të vlente asgjë pa tingullin e saj. Kështu dhe njeriu pa zërin e tij të veçantë.''
* ''Babëzia dhe xhelozia qëndrojnë në themel të çdo krimi dhe babëzie.''
* ''Me zemrën e një njeriu që ju do, nuk mund të silleni si me një qytet të pushtuar.''
* ''Truri i njeriut është miniera më e pa shfrytëzuar. Të mënçurit janë ata që dinë të ndajnë mineralin nga balta.''
* ''Për të parë madhështinë, nuk ka nevojë të përdorim teleskopë.''
* ''Nuk mund të ketë padrejtësi të vogël dhe padrejtësi të madhe. Ka thjesht padrejtësi dhe kaq.''
* ''Xhelozia nuk është një krimb që e gërryen dashurinë pak e nga pak, por është një gjarpër që kafshon dhe helmon pa rreshtu, jo vetëm dashurinë, por krejt kuptimin e jetës.''
* ''Kush mbetet rob i kujtimeve të së kaluarës, s’ka guxim të kërkojë rrugët e së ardhmes.''
* ''Mbasi e helmon dikë në shpirt, nuk mund ta ëmbëlsosh dot me një lugë mjaltë, madje as me mjaltin e gjithë botës.''
* ''Në qoftë se mbretërinë e lumturisë tënde do ta ndërtosh mbi themelet e pikëllimit dhe vuajtjes së dikujt tjetër, mallkimi dhe mungesa e qetësisë do të të ndjekin hap pas hapi gjer në ditën e fundit.''
* ''Ne nuk mund të nisim një rrugë të re me këpucë të vjetra dhe as të gatuajmë një bukë të re me maja të vjetër e të thartuar.''
* ''Një kasolle në këmbë, vlen më shumë se një pallat i rrëzuar.''
* ''Politika nuk mund të shndërrohet në një instrument që prodhon kurthe për të zënë lepuj, por në një instrument që prodhon shpresë, besim dhe dashuri.''
* ''Lumenjtë dhe mund t’i ndalim e t’u ndryshojmë rrjedhën, po kohën dhe vdekjen kurrë.''
 
==Thënie për të==
==Thënie të atribuara gabimisht==