Content deleted Content added
vNo edit summary
Etiketa: përpunim burimi 2017
No edit summary
Rreshti 1:
{{Për përmirësim}}
 
[[w:Pashko Vasa|'''Pashko Vasa''']] (1825-1892) shkrimtar shqiptarë.
Lindi në Shkodër, i biri Mhill (Hilë) Gjokë Vasës dhe Drande Gjergjes, e motra do të ishte e ëma e Imzot [[Luigj Bumçi]]t. Të parët e fisit të tij, nga i ati ishin shpërngulur prej [[Kazaja e Mirditës|Mirditës]] dhe ishin zhvendosur në qytet, në atë shtëpi ku sot është shtëpia-muzé e Pashko Vasës.
 
Pasi kreu mësimet e para në vendlindje, shërbeu si sekretar i konsulatës britanike nga 1842 deri më 1847, ku pati mundësinë të përmirsojë dijet e tij në gjuhët e huaja: [[Gjuha italiane|Italishte]], [[Gjuha frënge|Frëngjishte]], [[Gjuha turke|Turqishte]] dhe [[Gjuha greke|Greqishte]]. Gjithashtu kishte njohuri në [[Gjuha angleze|Anglishte]] e [[Gjuha Serbe|Serbishte]] dhe më vonë mësoi edhe [[Gjuha arabe|Arabishten]].<ref>Kopeček M., [http://books.google.com/books?id=TpPWvubBL0MC&printsec=frontcover&dq=Discourses+of+collective+identity+in+Central+and+Southeast+Europe&hl=en&ei=kN81TfOzO8ej8QOBoqy9BQ&sa=X&oi=book_result&ct=result&resnum=1&ved=0CCMQ6AEwAA#v=onepage&q&f=false Discourses of collective identity in Central and Southeast Europe (1770-1945)], '''2''', Budapest, Hungary: Central European University Press, p. 119, [[International Standard Book Number|ISBN]] [[Speciale:BookSources/963-7326-60-X|963-7326-60-X]]</ref><ref name="elsie">{{cite web|last=Elsie|first=Robert|url=http://www.elsie.de/pdf/B1997HistLetShqip.pdf|title=''Histori e Letërsisë Shqiptare''|publisher=Tiranë & Pejë: Dukagjini|date=1997}}</ref>
 
=== Viti italian ===
Më [[1847]] vajti në [[Italia|Itali]], ku ziente lufta kryengritëse për liri, ku mori pjesë gjallërisht në radhët e forcave kryengritëse italiane. Në [[Bolonja|Bolonjë]] u caktua si oficer i Rojës Qytetare. I frymëzuar nga atdhetarët e shquar italianë, si Mazzini, [[Giuseppe Garibaldi|Garibaldi]], Gioberti, dhe të vendeve tjera si Mickieviçi etj. Idetë që e ushqyen për këtë qëllim solidar ai i shpreh në dy letra, që i dërgon në qershor dhe korrik 1848, nga Bolonja Nikolo Tomazeut. Në shpalljen e Republikës Venedikase jetëshkurtër, nga Daniele Manin, mori pjesë përkrah popullsisë kryengritëse të atij qyteti që u rrethua nga austriakët në Mestre. Ndërkohë që austriakët hynë me 28 gusht 1849 dhe Pashko Vasa u largua me disa shokë tjerë për në [[Ankona]]. Aty austriakët e kapën dhe e detyruan, si shtetas osman, të kthehej në [[Stambolli|Stamboll]].
 
=== Zyrtar osman ===
Më 1850 u punësua pa pagesë në Zyrën e Përkthimit të Sarajit Perandorak. Një vit më pas u emërua me rrogë nëpunës përkthimi në zyrën e shëndetësisë. Në vitin 1856 kaloi në Shkodër si [[Përkthyesi|përkthyes]] në shërbim të administratës lokale (sipas [[Arkivi i Shtetit Shqiptar|AQSH]] qe sekretar i [[Bib Dodë Pasha|Bib Dodë Pashës]] gjatë viteve 1951-1957<ref>{{Cite book|title=Bajraku në organizimin e vjetër shoqëror|last=Ulqini|first=Kahreman|publisher=Akademia e shkencave e RPS të Shqipërisë|year=1991|isbn=|location=Tiranë|pages=77|oclc=39215998}}</ref>), ku me ofiqin e zyrtarit osman shkoi në [[Céline Dion|Cetinë]] t'i uronte [[Nikolla I i Malit të Zi|princ Nikollës]] shërim të shpejtë. Gjatë luftës me [[Mali i Zi|Malin e Zi]] më 1860-61 kreu detyrën e sekretarit dhe përkthyesit të Ahmet Xhevdet Pashës, kur ky u dërgua me misioni të veçantë në viset shqiptare. Më pas punoi për verifikimin e gjendjes së marrëveshjes kufitare dhe në komisionin përkatës.<ref name="egro" />
 
Ndoqi Ahmet Xhevdet Pashën në [[Sanxhaku i Bosnjes|Bosnie]], ku Vasa u bë përkthyes pranë divizionit ushtarak për njëzet muaj. Në tetor të 1863 pasi qe graduar nëpunës i gradës së tretë u kthye në Stamboll ku punoi stazhier për zyrën e korrespondencës me vendet e huaja. Më 1865 për herë të dytë u emërua përkthyes në [[Sanxhaku i Shkodrës|Sanxhakun e Shkodrës]]. Më 1866 u dërgua në [[Halepi|Halep]] me postin e zv/drejtorit për çështjet politike, ku do të emërohej drejtor më 1868. Në korrik të atij viti iu akordua grada e dytë e klasit special dhe u caktua me punë si kryesekretar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në shtator të 1869 merr gradën e parë të klasit të dytë dhe emërohet anëtar i Gjykatës Penale dhe Civile te Ministria e Drejtësisë. Më 1875 emërohet anëtar i Zyrës së Krimeve te Gjykata e Apelit dhe po atë vit u emërua kryetar i Komisionit të Reformave në Hercegovinë dhe më tej atë vit anëtar i Komisionit për Mbledhjen e Taksave në Bullgari.<ref name="egro" />
 
Më 1876 u caktua nëpunës për borxhet tek zyra e zv/valiut të [[Vilajeti i Manastirit|vilajetit të Manastirit]] dhe në gusht të 1877 këshilltar i [[Vilajeti i Kosovës|Vilajetit të Kosovës]]. Më 1878 u emërua komisar i Rodopeve, brenda vitit emërohet anëtar i Këshillit të Shtetit dhe drejtor i zyrës së shtypit dhe botimeve. Në shtator të 1879 u emërua këshilltar i [[Vilajeti i Edernesë|Vilajetit të Edernes]]<ref name="egro">{{cite web|last=Egro|first=Dritan|url=http://www.panorama.com.al/arkivat-osmane-jeteshkrimi-i-pashko-vases-ideologu-i-lidhjes-se-prizrenit/|title=Pashko Vasa: jetëshkrim nga burimet osmane|publisher=Studime historike. - Nr. 1 - 2, , 2013, f. 273 - 277.|date=2013}}</ref>, ku punonte edhe [[Ismail Qemali]].<ref name="elsie"/>
 
Më 10 korrik 1883 me titullin vezir, u emërua [[mytesarif]] i [[Mytesarifati i Malit të Libanit|Malit të Libanit]] me qendër në Beirut, post që e mbajti derisa ndërroi jetë më 26 qershor 1892.<ref name="egro" />
 
== Çështja kombëtare ==
 
=== Lidhja e Prizrenit ===
Si pjesë e parisë së kolonisë shqiptare në Stamboll në mbështetje të [[Lidhja e Prizrenit|Lidhjes së Prizrenit]], më 20 qershor 1878 qe firma e parë në një memorandum dërguar ministrit të Punëve të Jashtme të Perandorisë Austro-Hungareze, kontit Andrassy. Në memorandum i luteshin që të kishin parasysh të drejtat shqiptare. Pjesë nga memorandumi ku kërkohej përparimi i synimeve kombëtare:<blockquote>«[...] Populli shqiptar i frymzuem prej traditave dhe interesave të tij do dhe dëshiron, të jetojë në gjinin e perandorís nën skeptrin e Madhnis së Ti Sulltanit dhe nuk pranon në asnji mënyrë që të jetë i damë prej saj. Mbas vendimeve të Shin Stefanit, mënyra e administrimit të mbrendshëm do të ndryshojë e në kët rasë populli shqiptar pa i cënue të drejtat e përjetshme të sovranitetit të Madhnis së Tij Sulltanit kërkon që të formohet për kët qëllim nji komision i përbâmë prej Shqiptarësh, i cili nën mbrojtje e Ti të naltë dhe me pëlqimin e Portës së Naltë të studiojë formën e përshtatshme dhe të ndalojë institucionet e reja lokale duke u a përshtat karakterit, zakoneve dhe nevojave të vendit. [...]»</blockquote>Pas [[Aksioni i Gjakovës|Aksionit të Gjakovës]], në tetor shkoi të takonte kontin Zichy, ambasadori i Austro-Hungarisë në Stamboll, të cilit i shpjegoi historinë e shqiptarëve dhe i kërkoi ndihmë. Konti i kërkoi ta përpilonte në frëngjisht, dhe më 22 tetor Vaso Pasha ia paraqiti në trajtë promemorieje ambasadorit.<ref>{{Cite book|title=Lidhja e Prizrenit dhe problemet e sajë|last=Belegu|first=Xhafer|authorlink=Xhaferr Belegu|publisher=Kristo Luarasi|year=1939|isbn=|location=Tiranë|pages=28-29, 59-60}}.</ref>
 
=== Krijimi i alfabetit shqip ===
Së bashku me figura të tjera kombëtare në Stamboll, si [[Hoxhë]] [[Hasan Tahsini]], [[Jani Vreto]] dhe [[Sami Frashëri]], ai luajti rol në krijimin e një alfabeti të shqipes dhe, lidhur me këtë, botoi një broshurë 16 faqesh me titull «L'alphabet latin appliqué à la langue albanaise». Ishte anëtar i [[Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip|Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip]].
 
== Vepra ==
Për atë çka pa e përjetoi në Itali, botoi pas një viti librin ''La mia prigionia, episodio storico dell'assedio di Venezia'', 1850 (Burgimi im, episod historik nga rrethimi i Venedikut). Titull i ngjashëm me atë të kujtimeve të famshme të dramaturgut italian Silvio Pellico, ''Le mie prigioni'' (Burgjet e mija), botuar më 1832. Më 1873 botoi një përmbledhje me vjersha në italisht "Rose e spine". Për përvojën e tij në Bosnie la veprën «Bosnie et Hercegovine pendant la mission de Djevdet Effendi» (shqip ''Bosnja dhe Hercegovina gjatë misionit të Xhevdet Efendiut'') më 1865. Ndërsa më 1872 «Esquisse historique sur le Monténégro d'après les traditions de l'Albanie» (shqip ''Skicë historike mbi Malin e Zi sipas traditave të Shqipërisë'').<ref name="elsie" />
 
== Tituj të veprave ==
* ''La mia prigionia, episodio storico dell'assedio di Venezia'', Kostantinopojë, 1850.
* ''La Bosnie et l'Herzégovine pendant la mission de Djevdet Efendi''. Kostantinopojë, 1865.
* ''Esquisse historique sur le Monténégro d'après les traditions de l'Albanie''. Kostantinopojë, 1872.
* ''Rose e spine''. Konstantinopojë, 1873.<ref name="elsie"/> - përkthyer me titullin "Trëndafila dhe gjëmba".
* ''La vérité sur l'Albanie et les Albanais. Etude historique et critique''. Paris, 1879.
* ''Grammaire albanaise à l'usage de ceux qui désirent appendre cette langue sans l'aide d'un maître''. Ludgate Hill, 1887.
* ''Bardha de Témal, scènes de la vie albanaise''. Paris, 1890.<ref name="elsie"/>
 
==Shiko dhe==
* {{libri|Hipi Zhdripi i Gjuhës/Kro240|Vitviteja - Pashko Vasa}}
 
== Referencat ==
<references />
 
==Lidhje të jashtme ==
* [http://www.intratext.com/Catalogo/Autori/Aut1154.htm Pashko Vasa's works]: text, concordances and frequency list (Albanian and English)
 
{{Autorë shqiptarë|state=autocollapse}}
 
{{DEFAULTSORT:Vasa, Pashko}}
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Lindje 1825]]
[[Kategoria:Vdekje 1892]]
[[Kategoria:Historianë shqiptarë]]
[[Kategoria:Shkrimtarë shqiptarë]]
[[Kategoria:Njerëz nga Shkodra]]
[[Kategoria:Rilindas shqiptarë]]
[[Kategoria:Pashallarë shqiptarë]]
 
 
== Citate ==