Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Etiketa: përpunim burimi 2017
Rreshti 7:
== Proverba ==
 
* ''Shkolla e krijon përvojën, përvoja shkollën kurrë.''
* ''Dita me diell duket që në mëngjes.''
* ''Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu.''
* ''Duhet ndarë kashta nga kokrrat.''
* ''Dy shaka bëjnë një të vërtetë.''
* ''Foli derës të dëgjojë dritarja.''
* ''Foli plakës të dëgjojë nusja.''
* ''Fshati që duket s'do kallauz.''
* ''Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan.''
* ''Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë.''
* ''Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht.''
* ''Gjuha e ka rrënjën në zemër.''
* ''Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin.''
* ''Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë.''
* ''Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë.''
* ''Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama.''
* ''Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë.''
* ''Kur fjala del nga zemra, godet në zemër.''
* ''Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer.''
* ''Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin.''
* ''Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas.''
* ''Mos e ban penin tra.''
* ''Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë.''
* ''Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj.''
* ''Nuk i gjenden gjarpërit këmbët.''
* ''Nuk luan ferra kot.''
* ''Nuk mbulohet dielli me shoshë.''
* ''Nuk qaj se s'dua burrën, po bëj zakone.''
* ''Po të lavi, të levi dhe bishtin t'a krevi, hap sytë se të gënjevi.''
* ''Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë.''
* ''Rena a nana e tana të këqijave.''
* ''S'dalin dyzet ujqër nga një drizë.''
* ''S'i bën mjekra priftërinjtë.''
* ''Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim.''
* ''S'mbushet thesi me gënjeshtra.''
* ''Ti kemi sahanët pa kapakë.''
* ''Ustai, ustanë e njef në z zanat.''
* ''Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat.''
* ''Barku i gjerë, truri i ngushtë.''
* ''Budallai shkon tek e ngasin.''
* ''Burimi i mirë duket në thatësirë.''
* ''Ç'i do qeni brekët.''
* ''Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson.''
* ''Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë.''
* ''Deshi të vej vetullat, nxorri sytë.''
* ''Deti ka ujë boll, po me u pi s'pihet.''
* ''Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot.''
* ''E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtija.''
* ''Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë.''
* ''Gjej vendin e bëj kuvendin.''
* ''Gjuha dredhon se mendja e mëson.''
* ''Hekuri rrihet sa është i nxehtë.''
* ''Humbi sëpatën, i rruat bishti.''
* ''Kali i mirë shton torbën e tij.''
* ''Kalit të mirë shtoi tagjinë.''
* ''Koha vjen për atë që di ta presë.''
* ''Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë.''
* ''Kur del dielli, të gjithë e dinë nga bie lindja.''
* ''Kur gabon i mençuri çuditet budallai.''
* ''Lepuri në mal, kusia në zjarr.''
* ''Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr.''
* ''Ma mirë të kesh mend se pare.''
* ''Mendja është në majë të gjuhës.''
* ''Mendja e lehtë rëndon të zonë.''
* ''Me një gur, ti vrave dy zogj.''
* ''Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua.''
* ''Mos bëj petulla me ujë.''
* ''Mos e humb si Xhaferri simiten.''
* ''Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës.''
* ''Mos hidh të thatën mbi të njomë.''
* ''Mos prish sixhaden të arnosh xhyben.''
* ''Mos shit qen të blesh këlyshë.''
* ''Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës.''
* ''Mos u mbyt me një pikë ujë.''
* ''Ndoqe fillin gjete lëmshin.''
* ''Në luftë duhen shtatë hile një trimëri.''
* ''Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira.''
* ''Nuk sheh syri po sheh mendja.''
* ''Nuk të ngroh zjarri i kashtës.''
* ''Nuk të thonë: "Qysh ke qenë, po qysh je".''
* ''O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj.''
* ''Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë.''
* ''Peshku në det, kusija në zjarr.''
* ''Për gjithë vend ka pleq me mend.''
* ''Po të mos kishte budallenj, me kë do qeshnim.''
* ''Po pate dhen gjen edhe bari.''
* ''Prishja e shtëpisë vjen nga mend.''
* ''Kam inat po nuk kam takat.''
* ''Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh.''
* ''S'mbartet ujë me shportë.''
* ''Si është vendi bëhet kuvendi.''
* ''S'jepet një pelë për një thelë.''
* ''S'ka varfëri i mençuri.''
* ''Shtatin pyll e mendjen fyll.''
* ''Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë.''
* ''Të bënin mizat mjaltë, do t'i kishim qypat plot.''
* ''Thesi i zbrazët s'qëndron në këmbë.''
* ''U habit pas lëngut, harroi thelat.''
* ''Vajtëm për lesh e dualëm të qethur.''
* ''Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja.''
* ''Vëthët i nxorra po vërët i kam.''
* ''Ai që lakmon më shumë, është gjithmonë i varfër.''
* ''Ç'bëhet rrallë, bëhet për mall.''
* ''Më mirë një bole sot se dy bole nesër.''
 
== Referimet ==