Fjalë të urta shqiptare: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
Etiketa: përpunim burimi 2017
No edit summary
Etiketa: përpunim burimi 2017
Rreshti 1:
{{Për përmirësim}}
 
* ''Vritet faji e jo njeriu.''
* ''Ariu s'i arrinte dot goricat e thoshte: "Qenkan të pa pjekura".''
* ''Atij i thonë: "Ja ujku", ay thotë: "Ku është gjurma".''
* ''Ay që të do, të qorton, ay që nuk të do, të lëvdon.''
* ''Ç'bluan mendja, zbulon pija.''
* ''Ç'ka barku, nxjerr bardhaku.''
* ''Difton fëmija, ç'ka shtëpia.''
* ''Dinaku hyn në pus e del pa lagur.''
* ''Dinaku të çon në dyzet çezma e s'të jep ujë.''
* ''Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin.''
* ''Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët.''
* ''Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti.''
* ''Nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën.''
* ''Në të humbi unaza, gishti ta ka fajin.''
* ''Ngarkoje tjetrin aq sa mban.''
* ''Nuk është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë.''
* ''S'hahet në vend të djathit.''
* ''S'hahen bashkë turp e bukë.''
* ''Kur qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime.''
* ''Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç'të thonë?''
* ''Kusari para se të vjedh, bën hazër vendin.''
* ''Kush ha bukë, bën thërrime.''
* ''Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit.''
* ''Ka të mençur për të marrë.''
* ''Hatëri të lë pa brekë.''
* ''E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi.''
* ''Fajat janë që pjellin ligjin.''
* ''Faji është jetim, s'i ka dalë zot njeri.''
* ''Fajin e ka gomari, nuk e ka samari.''
* ''Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë.''
* ''Gabimi falet njëherë, e jo përherë.''
* ''Ai që e ka mizën në kapuç, e ka vjedh bletën.''
* ''Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë.''
* ''Bie molla që ka krimbin.''
* ''Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa.''
* ''Ban mirë e harro, ban lig e kujto.''
* ''Bëj [[Nderi|nder]] e gjej qeder.''
* ''Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli.''
* ''Edhe kopësht i mbret të jetë, një gjemb brenda do e ket.''
* ''E keqja nuk harrohet, e mira po.''
* ''E mira dhe e keqja nuk kanë fund.''
* ''E mira nuk ka tavan, e liga s'ka taban.''
* ''Ha njëzet e nëntë kafshata me gjellë, s'thua gjë, të tridhjetën thatë dhe bën kiametin.''
* ''I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë.''
* ''I ligu të puth e të kafshon.''
* ''I ligu ngatërron dhe yjet në qiell.''
* ''I mirë sa më s'ka, kur fle nuk ha.''
* ''Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë.''
* ''Kur pi ujë, kujto burimin.''
* ''Kur s'më bën nder, mos më bëj qeder.''
* ''Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy.''
* ''Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje.''
* ''Pyka e vet e shkyn lisin.''
* ''Pyll pa derra s'ka.''
* ''Qen i bardhë, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen është...''
* ''Qeni kur kërkon të hajë të zonë, vritet.''
* ''Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen.''
* ''Qeni edhe me sapun të lahet, era qen do të vijë.''
* ''Rrit këlyshët të të hanë kokën.''
* ''Rrufeja nuk bie në hale.''
* ''Sëpatës bish mos iu ban.''
* ''Ska din zemra, atje shkon mendja.''
* ''Të mirën në e hedh prapa, e gjen përpara.''
* ''Atë që merr me një dorë, kthehe me të dyja.''
* ''Vëthët i nxorra po vërët i kam.''
* ''Ai që lakmon më shumë, është gjithmonë i varfër.''