Fjalë të urta shqiptare: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
Etiketa: përpunim burimi 2017
No edit summary
Etiketa: përpunim burimi 2017
Rreshti 1:
{{Për përmirësim}}
 
* ''Mikun nderoje dhe vëre në qoshe, po zot shtëpie të jesh vetë.''
* ''Mish të ngordhur edhe egërsira nuk ha.''
* ''Mjer ai që pret nga tjetri!''
* ''Mjer puna ime, qe se bani dora ime.''
* ''Mos shko maz pas pele.''
* ''Mos shko pas qerres së tjetrit.''
* ''Mos u ban mjaltë, se të han mizat.''
* ''Nën hije as bari nuk ngren krye.''
* ''Nuk rron peshku pa ujë.''
* ''Një gjë që të merr dora, mos prit të ta japin.''
* ''Një punë që s'e bën vetë, mos kërko të gjesh të metë.''
* ''Për çdo punë, puth dorën tënde.''
* ''Po nuk nderove veten, s'të nderon njeri.''
* ''Pyet shtatë a tetë, e bëj si di vetë.'
* ''Qafa e unjur, koka e prerë.''
* ''Qëndro shtyllë e mos u bëj urë.''
* ''Rrushi varet në degët e vet.''
* ''S'bëhet dasma pa thyer kupa.''
* ''Gjithsecili në punën e tij është zot.''
* ''S'mbahet shpirti me falimnders.''
* ''Syri i të zotit plehron arën.''
* ''Shqiponja nuk gjuan miza.''
* ''Më mirë Sokol një herë, se sorrë gjithherë.''
* ''Mashë e tjetrit mos u bëj.''
* ''Me dorën e tjetrit, mos vrafsh as gjarprin.''
* ''Me duart e mija rrafa kokën time.''
* ''Më e urtë se delja nuk ka, por edhe asaj i ngjiten ferrat pas.''
* ''Më mirë gomar, po tëndin, se kalë, po të botës.''
* ''Kush unj qafën i bie zverkut.''
* ''Ku të ha, kruaje.''
* ''Leku i huj, peshon rëndë në xhep.''
* ''Kush mba vesh botën, prish kokën.''
* ''Kush merr mendjen e botës, i sjell dëm kokës.''
* ''Çdo shpresë fluturon me krahët e saj.''
* ''Ç'hall ke, vështroje.''
* ''Dasëm pa mish nuk ka.''
* ''Dasma do mish, lufta do gjak.''
* ''Dele e butë në qafë të ujkut.''
* ''Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet.''
* ''Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja.''
* ''E di gjalmi ç'ka torba.''
* ''E di vetë gomari ku i vret samari.''
* ''Gunë e huaj s'të mban ngrohtë.''
* ''Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet.''
* ''Hallet e mia i di trari im.''
* ''Hall me qè e hall me buaj, po më keq me qè të huaj.''
* ''I zoti ia sheh plagën kalit, nën samar, se qiraxhiu, ngrihet e shkon.''
* ''Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të kalit.''
* ''Kali i botës s'të nxjerr jashtë portës.''
* ''Kafshata e huaj të mbet në fyt.''
* ''Këmba e di se ku e vret këpuca.''
* ''Kur se mbajnë njëzet e katër tuejt, nuk e mbajnë as katërdhetë e tetë të huejt.''
* ''Kur m'i punonin arat, u liga dhe u thava, kur i punova vet, u maha dhe u ringjalla.''
* ''Ai që ndërton me djersë, mbron me gjak.''
* ''Ai që bahet i butë si dele e hanë ujqtë.''
* ''As veshi të mos mbajë plur, as këmba të mos durojë gjemb.''
* ''Bilbili te kafazi s'këndon nga qejfi, po nga marazi.''
* ''Breshka po ferrën don.''
* ''Buka e botës s'të ngop.''
* ''Buka e botës, laku i kokës.''
* ''Burri nuk shtrihet as për së vdekmi.''
* ''Çdo mal e din barrën e vet.''
* ''Vritet faji e jo njeriu.''
* ''Ariu s'i arrinte dot goricat e thoshte: "Qenkan të pa pjekura".''