Content deleted Content added
Faqe e re: '''Thjeshtësia''' është vetia e atij që është i thjeshtë.
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
 
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 1:
'''Thjeshtësia''' është vetia e atij që është i thjeshtë.
 
== Thënie ==
 
== Proverba ==
 
* ''Ai që do të zihet, zihet edhe me macen.''
* ''Duro sa mund, gëzohu pa fund.''
* ''Dhe durimi ka kufi.''
* ''Dhisë kur i hanë brirët, gjen shoqe ti përpjekë.''
* ''Edhe guri pëlcet kur nxehet.''
* ''E mjel sa e mjel lopën pastaj i bie me këmbë dhe e derdh.''
* ''Fjal e ëmbël thyhen të fortin.''
* ''Fjala e mirë në ditë të keqe.''
* ''Dhembi kafshon shpesh gjuhën, megjithatë ata mbeten miq.''
* ''Gurit të rrokullisur dhe të dehurit mos i del përpara as mbrapa.''
* ''Hiq inatin gjej rehatin.''
* ''I buti thyen të fortin.''
* ''Kur piqen dy vezë, njëra do thyhet.''
* ''Kush nuk e urdhëron dot vehten, pajtohet kollaj me të keqen.''
* ''Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur.''
* ''Lumi i thellë, nuk rrëmben.''
* ''Me gojë i afron, me gojë i largon shokët.''
* ''Me njoftë veten asht urti, me qeverisë veten, është trimni.''
* ''Mëngjesi është më i mençëm se nata.''
* ''Mos i fryj zjarrit se të djeg.''
* ''Mos merr si pushka e jevgut.''
* ''Mos nxirr vrerë prej goje të hidhërohesh, po nxirr sheqer të ëmbëlsohesh.''
* ''Nga mërzitja e minjve, i vuri zjarrë mullirit.''
* ''Nuk thyen dhëmbë fjala e mbarë.''
* ''Për inat të sime vjerre, vete fle me mullixhinë.''
* ''Për pleshtin djeg jorganin.''
* ''Rrugë e gjatë pret shkurtër.''
* ''Sa ti trazosh urët aq më shumë ndizen.''
* ''Sherri do nge, davaja do para.''
* ''Shkallët ngjiten shkallë-shkallë.''
* ''Ti prite të paktën, prite dhe të shumtën.''
* ''Trim i mirë quhet ai që përcjell zemërimin.''
* ''Uthulla e fortë plas gurin.''
* ''Hajde baba të dëftej arrat e malit; Hajde gjyshe të të kallzoj ato të gjyshit.''
* ''As topi i Ali Pashës s'e tund.''
* ''Atij që nuk e do, i thuaji: "Të hyftë vetja në qejf".''
* ''Avash Beg se ka hendek.''
* ''Ay që ecën me krye përpjetë, bie në gropë.''
* ''Baste e budalla, motër e vëlla.''
* ''Breshëri e rreh, e dhija bishtin përpjetë.''
* ''Daullja bie për ata që kanë veshë.''
* ''Del çiraku më i mirë se ustai.''
* ''Dy gjela në një vikt, s'këndojnë.''
* ''Dhi e krimbur, bishtin përpjetë.''
* ''Edhe vali je, shiko ku ishe dje.''
* ''Ena bosh zhurmon më tepër.''
* ''Është nga ai gur që thyen çekan.''
* ''Fjala pa punë, si peshku pa lumë.''
* ''Fjalë pak e punë shumë.''
* ''Fol me ty, fol me murin.''
* ''Gjëmon voza që nuk ka verë.''
* ''Gjithkush leu, mentë e veta pëlqeu.''
* ''Hiqu det se do shkojë lumi.''
* ''I gjen mushka drutë.''
* ''I mbushet mendja, atij që ka mend.''
* ''Jashtë valles dinë të gjithë të kërcejnë.''
* ''Kalliri me bukë, s'e ngren kryet përpjetë.''
* ''Këlyshi sado të lehë nuk të kafshon.''
* ''Kollaj të thuash vreshtë, po duhet rrushi.''
* ''Kur ngjite përpjetë, shiko dhe tatëpjetë.''
* ''Kur u ba horri pashë, vrau t'anë.''
* ''Kush ka matur veten, ka matur gjithë botën.''
* ''Kush s'kupton, i japin të kuptojë.''
* ''Lumi i thellë, s'ka ushëtimë.''
* ''Marrija ma e madhe asht me kujtue vedin të mençëm.''
* ''Mendjemadhi niset me kalë, kthehet me këmbë.''
* ''Më parë mëso veten, pastaj të tjerët.''
* ''Mos i zbulo petët byrekut, se i dalin lakrat.''
* ''Mos mëso ustanë, po merri zananë.''
* ''Mos u kapardis si gjeli në plehra.''
* ''Mos u mat me hijen e me njerëzit.''
* ''Mos u mat me hijen e pasdrekes.''
* ''Në portën e të shurdhit mos trokit.''
* ''Nga ferra e vogël del lepuri i madh.''
* ''Nuk mësohet plaku si do krehur mjekra.''
* ''Njeriu sido që të bëjë, nuk e kapërcen dot hijen e tij.''
* ''Pas lufte të gjithë bëhen trima.''
* ''Pula bën venë e kakaris sa zgjuan mëhallë, pela bën mushkën dhe nuk ndihet fare. ''
* ''Pyetën mushkën, cilin ka baba; "kam dajo kalën" - tha.''
* ''S'e lenë hunda me pa larg.''
* ''S'ka lezet në kokën e zgjebur, shamia e mëndafshtë.''
*'xS'ka të shurdhët, më të shurdhët nga njeriu që s'don dije.''
* ''Sorra e mbante veten për pallua, po kur pa këmbët e saj qau.''
* ''S'tunden malet me përralla.''
* ''Teneqe e prishur, ka zë të gërvishur.''
* ''Ti mbaje veten ulët, pa të ngrenë të tjerët.''
* ''Ti qesh me të tjera, po bota qesh me ty.''
* ''Trimërinë pas luftës e urtësinë pas kuvendit s'e ha as qeni.''
* ''Trimi që lëvdohet, nuk të vret.''
* ''U bë dhija me tremb ujkun.''
* ''U bo veja me mësue pulën.''
* ''U hap dheu, doli një plesht.''
* ''U mbars mali, polli një mi.''
* ''Unë vij nga më rrahën, ti më tregon shkopinjtë.''
* ''U rrit kungulli dhe mori dhenë. ''
* ''Zuri qeni një lepur, nuk quhet zagar.''
* ''Ai që e ka provue din edhe me të mësue.''
* ''Bëne vath e ve në vesh.''
* ''Bëj si të thotë më i madhi.''
* ''Bleta din si bëhet mjaltët.''
* ''S'di gomari të haj tagji.''
* ''Dami të bëhet mësim.''
* ''Kush s'pyet mbetet budalla.''
* ''Kush u dogj nga qulli, i fryn edhe kosit.''