Fjalë të urta shqiptare: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
Etiketa: përpunim burimi 2017
No edit summary
Etiketa: përpunim burimi 2017
Rreshti 1:
{{Për përmirësim}}
 
* ''Qefi prish qefin.''
* ''Mos dalë goja para mendjes.''
* ''Mos i bjer të mirës me shkelm.''
* ''Mos i hyr valles, kur nuk di ta hedhësh.''
* ''Mos kërko qiqra të pjekura në hell.''
* ''Ngopet deti me lumenj?''
* ''Nuk mba ujë orizi.''
* ''Një fjalë që e dinë dy veta, e dinë gjithë bota.''
* ''Pi rakinë e jo mendjen.''
* ''Lisi nuk pritet me nji të rame.''
* ''Lulja e këputun nuk mbin më.''
* ''Fjala dhe plumbi kur dalin s'kthehen më.''
* ''Gazi i madh kthehet në helm.''
* ''Dijet e mëdha janë në fjalë të shkurtra.''
* ''Dardha dhe sëpata e kanë bishtin mbrapa.''
* ''Kur s'di not mos u fut në ujë.''
* ''Kush ha shumë i del për hunde.''
* ''Kush shef ma sëpari barkun, asht i mangët nga trutë.''
* ''Ç'del nga goja, hyn në vesh e del për hunde.''
* ''Kur flet shkopi të vret.''
* ''Kur han bukë misri, kujto bukë thekri.''
* ''Kashata e madhe të ngec në fyt.''
* ''Këmba e madhe të shqyen këpucën.''