Dallime mes rishikimeve të "Maturia"

8.463 bytes removed ,  2 vjet më parë
Etiketa: përpunim burimi 2017
Etiketa: përpunim burimi 2017
 
== Proverba ==
 
 
* ''Mos hyn ne mal pa sepat.''
* ''Ujku kur ndien erën e dhenëve, harron që ata kanë barinë prapa.''
* ''U mbush kupa do të derdhet.''
* ''Vreshtë shumë mos ven, shpi shumë mos ban, miq shumë mos xen.''
* ''Unë i ha kumbullat, atij i mpihen dhëmbët.''
* ''Unë baj barrën, ti djersin.''
* ''Vera sa ma e ëmbël të jetë, ma fort të zenë.''
* ''Vreshtë shumë mos ven, shpi shumë mos ban, miq shumë mios xen.''
* ''Nata s'ka shahit.''
* ''As para pushkës, as prapa mushkës.''
* ''Atje ku fle ujët, atje është më thellë.''
* ''Barka mbytet edhe për një lëkurë lepuri.''
* ''Bisha tërbohet keq, kur sheh se po i vjen fundi.''
* ''Bie një gurë e shkoqet një mur.''
* ''Buka që thyet s'ngjitet më.''
* ''Çdo gjë forcohet, në themel.''
* ''Ç'ka humbe mos e kërko, ç'ke në dorë mos e lësho.''
* ''Çohet një i marrë e qet një gur në ujë, çohen njëzet të urtë e s'mund ta nxjerrin.''
* ''Dimrit iu bëj hazër që në behar, e beharit që në dimër.''
* ''Dita ka sy, nata ka veshë.''
* ''Duhet me i fry lugës para se me të djeg.''
* ''Dha pesë e hyri në valle, jep dhjetë e s'del dot.''
* ''E dardhë është dhe bora, po të thanë duart.''
* ''Edhe pas luftës armët duhet me i mbajtë.''
* ''E ke zogun në dorë, mbaje.''
* ''Fusha ka sy, mali ka veshë.''
* ''Gishtërinjtë i fut në mjaltë e i lëpin, po nuk i kafshon dot se të dhembin.''
* ''I marri ç'flet nuk din, i urti ç'din nuk flet.''
* ''I zoti duhet të ruajë arën e vet.''
* ''Jo si cjapi te kasapi.''
* ''Kali nuk mbahet për bishti, po prej freri.''
* ''Ka thënë Nastradini, edhe në diell merr ombrellë.''
* ''Kur s'ke mace, bëjnë minjtë dasmë.''
* ''Kij frikë nga një njeri që frikën ta ka.''
* ''Kujto qenë e bëj gati shkopin.''
* ''Kur shkon për udhë merr shkop dhe gurë.''
* ''Kur t'i hypësh kalit, shifi patkonjtë.''
* ''Kush vret nuk flet.''
* ''Me zjarrin dhe ujin nuk bëhet shaka.''
* ''Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama.''
* ''Mos shkel në dërrasë të kalbur.''
* ''Mos shko si breshka te nallbani.''
* ''Mos shko si cjapi te kasapi.''
* ''Mos u zër për degësh, po për rrënjësh.''
* ''Nata është me barrë, s'dihet ç'pjell.''
* ''Nga një vërë e vogël, rrjedh e gjithë fuçia.''
* ''Nji shkëndi ndez nji mal.''
* ''Për një dorë kashtë e vret samari mushkën.''
* ''Për një pe, për një gjilpërë, vate dëm një punë e tërë.''
* ''Ruaju të të ruajë perëndia.''
* ''Ruhu nga thëngjilli i mbuluar.''
* ''Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas.''
* ''S'lidhet kali me pè.''
* ''Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë.''
* ''Ujku mjergull kërkon.''
* ''Zë goje qenin, bëj hazër shkopin.''
* ''Shtëpija pa fëmijë, si nata pa yje.''
* ''Ma i keqi vëlla të merr hakën.''
* ''Motra jemi, shoqe s'jemi.''
* ''Ndarja është më e mira e të ligave.''
* ''Krushka për dhëndrin gjen peshk majë malit.''
* ''Gjumi natës i randë i bën keq ditës.''
* ''Gjumi në dëborë është shkesi i vdekjes.''
* ''Mos pyet sa vjeç je, po ç'shëndet ke.''
* ''Nuk mbushet pusi me pështyma.''
* ''As këmishës së shtatit s'është për t'i besu.''
* ''Besove, bëre mirë, s'besove, ca më mirë.''
* ''Ç'ka shtëpia të mos marrë vesh fqinjëria.''
* ''Do të ruash sekretin nga armiku, mos ia thuaj as mikut.''
* ''Esapi i shtëpisë nuk del në pazar.''
* ''E thëna dhe e bëra janë larg.''
* ''I marri premton dhe budallai shpreson.''
* ''Kur qesh djalli e ka punën keq.''
* ''Mba murin mos bie.''
* ''Me thënë e me të bërë shkon në mes një lum i tërë.''
* ''Më gënjeve një herë, harram e paç, më gënjeve të dytën hallall.''
* ''Mos u bëj thes i çpuar.''
* ''Mos dëgjo ç'thotë ai për vete, por dëgjo ç'thonë bota për të.''
* ''Ma kanë sharë pelën se kanë sy ta blenë.''
* ''Në më rrefsh së pari të vraftë Zoti, në më rrefsh së dyti, të ndihmoftë Zoti.''
* ''Kur të thonë ngordhi ujku, atëherë ruaj gomarë.''
* ''Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd.''
* ''Nuk është ar gjithë që ndrit.''
* ''Nuk i varen ujkut mëlçitë në qafë.''
* ''Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra.''
* ''Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut.''
* ''Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki.''
* ''Mendja me mendjen, pjellin mëndje.''
* ''Me një ka nuk bëhen pendë.''
* ''Me nji tra nuk mban shtëpia.''
* ''Mëson nga armiku më shumë se nga miku.''
* ''Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë.''
* ''Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë.''
* ''Miku harrohet po të largohet.''
* ''Miku i mirë vjen nga porta.''
* ''Nuk bëhet stani me dhi të egra.''
* ''Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi.''
* ''Njeriu pa shokë, si muri pa tokë.''
* ''Miku i mikut tim, është edhe miku im.''
* ''Një krah s'mban kala.''
* ''Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja.''
* ''Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova.''
* ''Për një shamatë, lypen dy veta.''
* ''Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti.''
* ''Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara.''
* ''Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë.''
* ''S'bëhet lëmi me një kalli.''
* ''S'bëhet stani me lepura.''
* ''S'mblidhen lepujt në vath.''
* ''S'mbushet thesi me një kokërr.''
* ''Syri është më i mprehtë se kordha.''
* ''Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin.''
* ''Shokë bashkë, e bukë veç.''
* ''Shoku sa duhet, aq qortohet.''
* ''Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat.''
* ''Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë.''
* ''Të më mbrosh atje ku s'jam, se ku jam mbrohem vetë.''
* ''Uji fle, hasmi s'fle.''
* ''Ankohet kalorësi se po i varen këmbët.''
* ''As nuk kam, as më mbarohen.''
* ''Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë.''
* ''Bota të jep aq sa t'i kesh dhënë asaj.''
* ''Bukë e kripë e zemër.''
* ''Çilet dera, rritet ndera.''
* ''Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet.''
* ''Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë.''
* ''Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara.''
* ''I mirë për shokë, e i lig për vete.''
* ''Bukën tënde ha, hall të botës qa.''
* ''Çezma i lan të gjithë, veten nuk e lan.''
* ''I fundit ja do qaj, ja do qeshë.''
* ''I qan hallin kalorësit.''
* ''I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit.''
* ''Jo gjithmonë "mirë se të gjeta" po edhe "mirë se erdhe".''
* ''Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen.''
* ''Nga fryn era kthen gëzofin.''
* ''Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë.''
* ''Keq më vjen, po dëm s'më bëhet.''
* ''Ku s'të thërresin, mos shko; ku s'të pyesin, mos kuvendo.''
* ''Këpucari i ka këpucët e grisura.''
* ''Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës.''
* ''Kopraci s'të jep të zezën e ullirit.''
* ''Ku bien daullet të çojnë këmbët vetë.''
* ''Ku rënça mos u vrafsha.''
* ''Kur të kem me thasë, të të jap një trastë.''
* ''Kur të vjen nevojtari në derë, po s'pate gjë, jep një gotë ujë.''
* ''Kush ha vetëm, vdes dhe vetëm.''
* ''Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë.''
* ''Kush vete i paftuar, e gjen sofrën pa shtruar.''
* ''Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë.''
* ''Le gomari që na ngordhi, po s'na lënë as mizat rehat.''
* ''Lype se s'ta jep, merre se nuk thotë gjë.''
* ''Mali me mal s'piqen, po njeriu do piqet.''
* ''Me çfarë syri do më shofësh, me atë do të shof.''
* ''Merr belanë e botës e vë në krye të votrës.''
* ''Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë.''
* ''Miku i thirrur, duhet përcjellun.''
* ''Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd.''
* ''Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi.''
* ''Mirmëngjes, me interes.''
* ''Mos qesh në shok, se e gjen në kokë.''
* ''Mos e lëndo ku i dhemb.''
* ''Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë.''
* ''Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë.''
* ''Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi.''
* ''O bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha.''
* ''Pa para njeriu ha dhe një thes me kripë.''
* ''Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan.''
* ''Prifti më përpara bekon mjekrën e tij.''
* ''Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku.''
* ''Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot.''
* ''Qenit hidhi një kockë, të pushojë.''
* ''Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar.''
* ''Sevapi as shitet, as blihet.''
* ''Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo.''
* ''Ta shef bojën, sa ta ka nevojën.''
* ''Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun.''
* ''Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët.''
* ''Ustai nuk ka shtëpi.''
* ''Drunë e shtrembër e djeg zjarri.''
 
== Referimet ==