Content deleted Content added
Rreshti 5:
== Thënie ==
 
* ''E ashpër, e vrazhdë, si populli i fuqishëm që e flet, por edhe plot shije e hijeshi, si frutat dhe lulet e malit ku flitet, gjuha shqipe – ndonëse e varfëruar nga një palëvrim shumë herë shekullor – është e aftë të shprehë, me një ndjenjë të mrekullueshme, nuancat, konceptimet më të holla e të mprehta të mendimit njerëzor.''{{sfn|AlbaniaKonica|1897|loc=numri 1}}
* ''Shqiptarët duan para së gjithash dritën e mendjes dhe diellin.''{{sfn|AlbaniaKonica|1897|loc=numri 8}}
* ''Vetëm shqiptarët e kanë ndjenjën e së bukurës aq të fuqishme sa e paguajnë me jetën e tyre kënaqësinë për të qenë vetë rrufeja mes atyre furtunave njerëzore të luftës.''{{sfn|AlbaniaKonica|1897|loc=numri 3}}
* ''Rilindja e gjuhës sonë është rilindje e jetës sonë kombëtare.''{{sfn|AlbaniaKonica|1897|loc=numri 8}}
* ''Gjuha shqipe është sa muskuloze aq edhe të brishtë.''{{sfn|AlbaniaKonica|1898|loc=numri 12}}
* ''Shumë duhet të punojmë ne shqiptarët, sot dhe për së shpejti; po më parë nga të gjitha, të shëndoshim dashurinë dhe vëllazërinë në mes tonë.''{{sfn|AlbaniaKonica|1897|loc=numri 2}}
* ''Përmirësimi ekonomik është nevoja më e shpejtë dhe më e ngutshme për vendin tonë. Është pra një detyrë urgjente që interesat ekonomike të Shqipërisë t’i paraprijnë çdo vlerësimi të karakterit politik.''{{sfn|AlbaniaKonica|1898|loc=numri 16}}
* ''Ndjenja kombëtare ka rrënjë të forta në zemrat shqiptare; dhe ndonëse më ndonjë rast, moskokëçarja dhe moskuptimi i shqiptarëve gati na shkurajojnë dhe shkurajojnë gjithë miqtë e tyre të vërtetë, duhet pranuar se ndjenja kombëtare atyre nuk u mungon, por u mungon ajo vetëdije e qëruar, aq e domosdoshme për përparimin.''{{sfn|AlbaniaKonica B|1897|loc=numri 2,14}}
* ''Ata që do donin t’i ngopnin shqiptarët me retorikë, në vend të urojnë zhvillimin intelektual të tyre, japin provën më të qartë të armiqësisë së tyre ndaj shqiptarëve.''{{sfn|AlbaniaKonica|1898|loc=numri 16}}
* ''Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari.''{{sfn|AlbaniaKonica|1898|loc=numri 16}}
* ''Shqiptarët honxhobonxho janë të tmerrshëm për mizori e kapadaillëk.''{{sfn|AlbaniaKonica|1898|loc=numri 10}}
* ''Shqiptari duket si i bërë për të qenë lodër e një mashtrimi të përjetshëm; një fatalitet i dhimbshëm rri pezull mbi këtë popull të mjerë.''{{sfn|AlbaniaKonica C|1899}}
* ''Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pamohueshme: do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj.''{{sfn|AlbaniaKonica C|1899}}
* ''Zgjidhja ideale do të ishte për shqiptarët të zhduknin njëherë e mirë ndikimet orientale, duke shkëputur çdo lidhje, fetare, morale apo letrare, qoftë me bizantinët, qoftë me turqit. Mirëpo, gjë e bukur të ndodhte kjo në çast. Zgjidhja do ishte e realizueshme po qe se stërgjyshërit tanë do ta kishin përgatitur me kohë për ne; atëherë neve do të na duhet ta përgatisim këtë zgjidhje për nipat tanë të ardhshëm.''{{sfn|Albania|1907|loc=numri 2}}
* ''Duke u ngritur përmbi egoizmat e pafuqishëm dhe mëritë e pafrytshme vetjake, le të ulim kokat e të punojmë për formimin e një Shqipërie ku poshtërsia keqbërëse e armiqve tanë trashëgimtarë t’i lërë vendin drejtësisë dhe ndershmërisë së mëkëmbur të stërgjyshërve tanë. Boll duke krasitur degë kuturu, dhe me një vendosmëri të ftohtë por të pamëshirshme, le të japim goditjen përfundimtare në rrënjët e së keqes.''{{sfn|Albania|1909|loc=numri 12}}