Arthur Schopenhauer: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 44:
*Vetëm një shpirti të stërholluar nga sofistikimet, mund t'i lindë ideja e debatimit mbi realitetin e botës.
*Së vërtetës i kundërvihet gabimi, si mashtrim i arsyes, kurse realitetit iluzioni, si mashtrim i intelektit.
*Kënaqësia e këndshme e superioritetit është për shpirtin ashtu si nxehtësia për trupin.
 
*Me pak mirësjellje dhe dashamirësi, mund të bëjmë për vete edhe njerëzit më të egër e kokëshkretë.
*Kush ka ardhur në botë me qëllimin serioz për të edukuar njerëzit në cështjet më të rëndësishme, mund të quhet me fat nëse shpëton lëkurën e vet.
*Eshtë më mirë ta shfaqim mendjemprehtësinë tonë më tepër duke heshtur, sesa duke folur. E para, është vepër e diturisë, e dyta është krijesë e mendjemadhësisë.
*Njerëzit janë algjebristë të përkryer të interesave personale të të tjerëve dhe përmes një të dhëne të vetme, zgjidhin problemet më të koklavitura.
*Njerëzit janë kaq të epur për të vërtetat individuale, sa janë të pandjeshëm dhe shpërfillës për të vërtetat e përgjithshme.
*Nëse nuk e tregoj sekretin tim, ai është i burgosuri im; nëse më shpëton nga goja, unë bëhem skllav i tij.
*Në pemën e heshtjes varet fruti i paqes.
*Ngjarjet e jetës sonë i përafrohen imazheve të kaleidoskopit, të cilat na duken gjithnjë të ndryshme në cdo rrotullim, megjithëse kemi para syve ngaherë të njëjtën gjë.
*Fati njeh artin mbretëror të bindjes dhe përballë hijeshisë dhe ndihmesës së tij, meritat dalin mënjanë.
*Rastet dhe pikëshikimet tona janë të ngjashme me dy forca që veprojnë drejt poleve të kundërta, kurse rrjedha e jetës sonë është diagonalja që pason.
*Fati i përzien letrat dhe ne i luajmë.
 
[[Category:Gjermanë]]