Ferdije Zhushi Etemi: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Faqe e re: ' === FERDIJE ZHUSHI ETEMI - NJË PORTRET I SHKURTER === Ferdije Zhushi Etemi është një biologe e shquar nga Kosova. Ajo u lind më 25 maj 1960 në Mihaliq të Vushtrrisë....
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 1 prill 2017 04:40

'

FERDIJE ZHUSHI ETEMI - NJË PORTRET I SHKURTER

Ferdije Zhushi Etemi është një biologe e shquar nga Kosova. Ajo u lind më 25 maj 1960 në Mihaliq të Vushtrrisë. Pas një viti familja e saj u vendos në Prishtinë, ku ajo e kaloi fëmijërinë dhe ku edhe tani jeton.

Ajo është profesoreshë në Universitetin Prishtinës dhe ligjeron në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore, në Departamentin e Biologjisë. Ka kryer të gjitha nivelet e studimit të biologjisë (në Universitetin e Prishtinës, në ate të Zagrebit dhe të Vjenës). Ka ushtruar edhe shumë detyra në lëmin e organizimit të arsimit të lartë në Kosovë. Më 2011 ajo është shpallur nga gazeta "Kosovarja" si njëra ndër dhjetë femrat më të suksesshme të Kosovës.[1]

Oratore brilante, e shkathtë në shpjegimin e problemeve, duke e përdorë një gjuhë të çartë e të përdorshme, gjithnjë e gatshme të ballafaqohet me ata që kanë pikëpamje të ndryshme me te dhe sovrane në këto ballafaqime, si e tillë, Ferdije Zhushi Etemi hynë në radhën e intelektualeve më të shquara të Kosovës.[2]

DISA THËNIE NGA FERDIJE ZHUSHI ETEMI

RRETH ROLIT TË GRUAS NË SHOQËRI

"Femra përveç karrierës së saj profesionale duhet të mendon edhe për krijimin e familjes dhe lindjen e fëmijëve, kështu që i duhet një planifikim i mirë dhe përkrahje e familjes por edhe e shoqërisë në përgjithësi."

"Si një mësimdhënëse universitare angazhohem që me profesionalizmin tim të dëshmoj se gjinia nuk është me rëndësi por puna. Femra mund të jetë edhe nënë, grua, profesoreshë, doktore shkencash dhe hulumtuese e mirë."[3]


RRETH ROLIT TË STUDENTËVE

"Në radhë të parë dua që studentët ta kuptojnë se në Universitet ata janë në qendër.

Ata duhet të marrin më shumë iniciativa dhe përgjegjësi për cilësinë e studimeve të tyre.

Ka kaluar koha kur studentët nuk kanë guxuar të shprehin mendimin e tyre në mënyrë të lirë"


"Pa punë nuk arrihet asgjë. Studentët duhet ta kuptojnë se nuk mësojnë për mësimdhënësin sa për ta kaluar provimin por për vehte. Ata duhet ta shfrytëzojnë atë njohuri gjatë jetës dhe aplikimit të profesionit të tyre."[4]


RRETH KOHËS SË MBYLLJES SË UNIVERSITETIT NGA PUSHTETI I SERBISË

"Nga kjo kohë mbajë në mend se sa herë që kaloja para fakultetit tim, diçka më shtrëngonte fytin dhe mendoja se athua do të kthehemi ndonjëherë."

"Kolegët tanë të deridjeshëm u bënë agresiv dhe filluan të na qesin kushte që ishin të papranueshme për ne. Jetët tona ndryshuan brenda natës, por të gjithë kishim vullnetin dhe fuqinë që të organizojmë mësimin në sistemin paralel, kudo që do të kërkohej nga ne."[5]


RRETH KOHËS KUR ISHTE DIAGNOSTIFIKUAR ME KANZER

"Sfidë shumë e madhe por edhe moment kur e kupton sa e fortë je dhe se ia vlen të luftosh e të jetosh për ata që i do dhe të duan."[6]


REFERNCAT

  1. ^ Më shumë për këtë: Ferdije Zhushi Etemi, Wikipedia (Google, Gjirafa.com); Ferdije Zhushi Etemi, Valorizimi biologjik i ujërave të lumit Sitnicë në bazë të përbërjes së faunës bentale, Disertacioni i doktoraturës, Prishtinë, 2005 (Google); Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, stafi akademik, curriculum vitae, Ferdije Zhushi Etemi (Google); Roli i Ferdijes për arsimim cilësor, gazeta "Shqiptari eu, publikuar më 12 prill 2016 (Google)..
  2. ^ Shiko emisionet televizive: Procesi i akreditimit, emisioni "Jeta në Kosovë", 2009 (Youtube); Mysafire e mëngjesit, Ferdije Zhushi Etemi, emisioni "Mirëmëngjesi Kosovë", RTK, 2015 (Youtube); Akuzat dhe kundërakuzat në procesin e akreditimit, emisioni "Rubikon", Kohavizion, 2015 (Youtube).
  3. ^ Angazhimi i Ferdijes për arsimim cilësor, gazeta "Shqiptari eu", publikuar më 12 prill 2016 (Google).
  4. ^ Po aty.
  5. ^ Po aty.
  6. ^ Po aty.