Ky artikull duhet të përmirësohet sipas standardeve të përshkruara te Ndihmë:Çfarë është një artikull?


Alkooli është drogë psikoaktive dhe përbërës aktiv në pijet si: birra dhe vera.

Thënie Redakto

  • Rakia do raki.[1]
Ali Abdihoxha
  • Rakia t'i merr mendtë dhe t'i bjen prapë. Zoti t'i merr e nuk t'i kthen ma![2]
Skënder Drini
  • I dehuri i ngjan shishes që ka në dorë, ka trup e qafë, por nuk ka kokë.[3]
Miço Kallmata
  • Kur s'ka mish të pjekur, rroftë Zonja sallatë![4]
Arben Duka
  • Ndryshe e ka lezetin rakia kur e pi me shokë në pijetore dhe ndryshe kur e pi si kukudhi në shtëpi.[5]
Vedat Kokona
  • N'kafene
    Dikush e pi bukën e fëmijëve të vet.
    [6]
Beqir Buzuku
  • Gota është shoku që hesht.[7]
Fahredin Gunga
  • Ndjenja e turpit është e madhe pas pijes. Ke dëshirë të mbyllësh sytë dhe të mos shohësh njeri. Atyre që të kanë parë në gjendje qesharake, dëshiron t'u largohesh dhe të mos i takosh gjersa gjithshka të harrohet.[8]
Dritëro Agolli
  • Në fundin e botës është gota
    Në fundin e gotës bota.
    [9]
Eqrem Basha
  • Nëpër kafene krijohet një veçori kolektive e atyre, që fajësojnë jetën për të cilën më parë mendonin vetëm të mblidhnin frytet.[10]
Zeki Bejtullahu
  • Dikush e pin prej shumë dijes
    Dikush e pin për marri...
    Kurkush s'thotë se ja ka anda...
    Dikush pin mos ta marrë gjumi
    E dikush ma mirë me fjetë...
    Pleqt e pinë, thonë, prej pleqnijet,
    E t'rijtë e pijnë se janë të ri.
    Dimnit pinë për me e xe,
    E vers pinë për me i freskue.
    [11]
Risto Siliqi
  • Ai që ngre gotën pas mezesë, ai është aty për meze e jo për raki.[12]
Shkëlzen Zhubi
  • Ndodh shpesh të jesh i dëshpëruar,
    Dhe shpesh të heshtësh tek një gotë,
    T'i flasësh gotës nëpër duar:
    "Sa pak të mira ka kjo botë"!...
    [13]
Dritëro Agolli
  • Më mirë është ta shohësh gotën përgjysmë të mbushur, se përgjysmë të zbrazët.[14]
Daut Demaku
  • Gota pa buzët e poetit
    Si shkretëtira në buzët e detit.
    [15]
Jorgo Telo

Proverba Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Abdihoxha, Ali (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 19. ISBN 978-9951-06-231-2.
  2. ^ Drini, Skënder (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 20. ISBN 978-9951-06-231-2.
  3. ^ Kallmata, Miço (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 20. ISBN 978-9951-06-231-2.
  4. ^ Duka, Arben (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 20. ISBN 978-9951-06-231-2.
  5. ^ Kokona, Vedat (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 20. ISBN 978-9951-06-231-2.
  6. ^ Buzuku, Beqir (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 20. ISBN 978-9951-06-231-2.
  7. ^ Gunga, Fahredin (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 17. ISBN 978-9951-06-345-6.
  8. ^ Agolli, Dritëro (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 17. ISBN 978-9951-06-345-6.
  9. ^ Basha, Eqrem (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 17. ISBN 978-9951-06-345-6.
  10. ^ Bejtullahu, Zeki (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 17. ISBN 978-9951-06-345-6.
  11. ^ Siliqi, Risto (2012). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 4. Faik Konica. fq. 21. ISBN 978-9951-06-404-0.
  12. ^ Zhubi, Shkëlzen (2012). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 4. Faik Konica. fq. 21. ISBN 978-9951-06-404-0.
  13. ^ Agolli, Dritëro (2012). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 4. Faik Konica. fq. 21. ISBN 978-9951-06-404-0.
  14. ^ Demaku, Daut (2012). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 4. Faik Konica. fq. 21. ISBN 978-9951-06-404-0.
  15. ^ Telo, Jorga (2012). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 4. Faik Konica. fq. 21. ISBN 978-9951-06-404-0.

Shiko edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto