Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi.


Buda ishte një Śramaṇa që jetonte në Indinë e lashtë (rreth shek. 5 deri në 4 pes). Ai konsiderohet si themeluesi i fesë botërore të Budizmit, dhe i nderuar nga shumica e shkollave Budiste si një shpëtimtar, Ai i Ndriçuari që rizbuloi një shteg të lashtë për të liruar kapjen dhe dëshirën dhe për t'i shpëtuar ciklit të lindjes dhe rilindjes. Ai dha mësim për rreth 45 vjet dhe krijoi një numër të madh ndjekësish, monastikë dhe laikë. Mësimi i tij bazohet në depërtimin e tij në lindjen e duḥkha (pakënaqësia e kapjes ndaj gjendjeve dhe gjërave të përhershme) dhe përfundimit të duhkha - gjendja e quajtur Nibbāna ose Nirvana (shuarja e tre zjarreve)

Thënie

Redakto
  • Rrezatojni dashuri të pakufishme drejt gjithë botës
  • Një mendje e disiplinuar sjell lumturi
  • Jepni, edhe nëse keni vetëm pak
  • Mposhtni zemërimin me mos zemërim
  • Ata që kapen pas perceptimeve dhe pikëpamjeve enden nëpër botë duke ofenduar njerëz
  • Në betejën e lumit me shkëmbin, është lumi ai që fiton: jo për shkak të forcës, por për shkak të këmbënguljes
  • Ndryshimi nuk është kurrë i dhimbshëm. Vetëm rezistenca ndaj ndryshimit është e dhimbshme
  • Të ushqyerit me mish shuan flakën e madhe të mëshirës
  • Nëse nuk shoqërohesh dot me një njeri më të mirë apo aq të mirë sa ti,rri vetëm! Me budallain nuk ka shoqëri
  • Paqja vjen nga përbrenda, Mos e kërko jashtë
  • Gjithçka që jemi buron nga mendimet tona. Mendimet tona ndërtojnë botën
  • Asgjë nuk mbetet e pandryshuar. Çdo gjë ndryshon
  • Nuk do të ndëshkohesh për tërbimin tënd,por nga tërbimi yt

• Puno për shpëtimin tënd! Mos i var shpresat tek të tjerët!

  • Mos ngul këmbë mbi të shkuarën, as mos ëndërro mbi të ardhmen,por përqëndroje mendjen tek e tashmja
  • Po ta dije se ç'të bën tërbimi, do t'ja mbathje prej tij si prej helmit më të keq