Dritëro Agolli (13 tetor 1931 - 3 shkurt 2017) ishte poet, prozator, publicist dhe politikan shqiptar.

Thënie

Redakto
  • U zumë të dy aq shumë për punën Dhe s’flasim dhe s’vemë e s’vijmë! Eh, budalla! Edhe dhëmbët zihen me gjuhën, zihen dhe bashkë rrinë.
  • Mësuesi e pyeti nxënësin: Si është shumësi i lules borzilok? Nxënësi iu përgjigj: Borziloqe!
  • Ka njerëz aq kurioz sa duan të dinë a pjerdh peshku.
  • Në liqenin e gjumit dalin dhe zhyten ëndrrat si peshqit; pastaj humbasin.
  • Maçokët nuk jetojnë në tufë, ndaj mos kërkoni prej tyre konsensus.
  • Mushka pjell vetëm në Shqipëri, se ka gomerë trima, por edhe qeflinj në çështje seksi.
  • Dhija është femra më moderne pasi e mban nudo pjesën më delikate të trupit të saj.
  • Ndjenja e turpit është e madhe pas pijes. Ke dëshirë të mbyllësh sytë dhe të mos shohësh njeri. Atyre që të kanë parë në gjendje qesharake, dëshiron t'u largohesh dhe të mos i takosh gjersa gjithshka të harrohet.[1]
  • Ndodh shpesh të jesh i dëshpëruar,
    Dhe shpesh të heshtësh tek një gotë,
    T'i flasësh gotës nëpër duar:
    "Sa pak të mira ka kjo botë"!...
    [2]
  • Aftësitë e njeriut shfaqen herë në çaste të veçanta, herë në çaste të caktuara! Nuk shfaqen gradë-gradë, po me shpërthime.[3]
  • Koburja ka huqe. Po s'e zbraze me të nxjerrë nga këllëfi, ftohet dhe kërkon të hyjë përsëri në këllëf.[4]
  • Por kur të jesh mërzitur shumë
    Në raft të librave kërkomë
    Aty do jem i fshehur unë
    Në ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë

Thënie për të

Redakto

Thënie të atribuara gabimisht

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Agolli, Dritëro (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 17. ISBN 978-9951-06-345-6.
  2. ^ Agolli, Dritëro (2012). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 4. Faik Konica. fq. 21. ISBN 978-9951-06-404-0.
  3. ^ Agolli, Dritëro (2012). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 4. Faik Konica. fq. 19. ISBN 978-9951-06-404-0.
  4. ^ Agolli, Dritëro (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 19. ISBN 978-9951-06-345-6.

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto
Wikipedia ka një artikull në lidhje me: