Dua Lipa

këngëtare angleze dhe shqiptare (lindur 1995)

Dua Lipa (22 gusht 1995) është një këngëtare, tekstshkruese dhe modele angleze me prejardhje shqiptare, që jeton dhe vepron në Londër, Angli.

Dua Lipa (2021)

Thënie

Redakto
  • Suksesi, sipas meje, është të bësh gjërat që të bëjnë të ndihesh krenare.[1]
  • Jam duke mësuar ta pranoj veten time. Jam ende në procesin e të mësuarit se si ta dua personin që jam. Kjo eksperiencë po më duket vërtet e këndshme. Mendoj se kanë qenë fansat e mi që më kanë nxitur ta bëj një gjë të tillë.[1]
  • Synimi im kryesor është të jem version më i mirë i vetes sime. Dua që kur njerëzit të shohin drejt meje, të kenë shembullin më të mirë për të marrë për bazë.[1]
  • Çdo herë që arrin diçka, gjithmonë do të arrish diçka akoma më të madhe. Unë do të doja të shihja shfaqjet e mia të rriteshin dhe pse jo, të isha një ditë ajo që do t’i mbushte plot stadiumet.[1]
  • Media në rrjete sociale ndonjëherë ndikon në klasifikimet muzikore, por unë mendoj se muzika e mirë mund t’ia dalë përherë në krye. Këngët e mia ia dalin përherë të kryesojnë.[1]
  • Synimi im është që muzika ime të arrijë të dëgjohet nga sa më shumë njerëz. Fakti që kënga ime mund të dëgjohet në një radio shumë shumë larg shtëpisë sime më emocionon. Kjo është diçka, për të cilën unë kam ëndërruar përherë.[1]
  • Një femër duhet të mundohet shumë më shumë që ta marrin seriozisht në skenë, nëse nuk është ulur duke i rënë pianos apo kitarës. I duhet vërtet shumë punë.[1]
  • Shënim për veten time: “Dashuria për veten nuk është egoiste”[1]
  • Nëse je duke kërkuar për një person që do ta ndryshojë jetën tënde, atëherë shihe pak veten tënde në pasqyrë.[1]
  • Gjithçka që bëj është shumë autobiografike. Unë jam duke u përpjekur të jem sa më shumë një libër i hapur dhe t'i dhuroj publikut çdo pjesë timen.[2]
  • Industrisë së muzikës në tërësi i duhen më shumë gra. Ka mjaft burra në krye të renditjeve.[3]
  • Feminizmi për mua nuk është urrejtja ndaj meshkujve, është thjesht se si "ne meritojmë të njëjtat mundësi". "Ju dëgjoni aq shumë për të gjithë këta burra të rëndësishëm që kanë ndryshuar botën, madje edhe në histori dhe fillin e njerëzimit, disi fillon historia e ndyrë me: "Epo, burri e bëri këtë."[4]

Thënie për të

Redakto

Thënie të atribuara gabimisht

Redakto

Shënime

Redakto
  1. ^ a b c d e f g h i Lipa.
  2. ^ Lipa, Dua (29 mars 2017). "DUA LIPA PLAYS WITH BOUNDARIES" [Dua Lipa luan me kufij] (në anglisht). Interview. Marrë më 1 gusht 2020.
  3. ^ Lipa, Dua (7 korrik 2017). "Dua Lipa Believes the Future of Music Is Female" [Dua Lipa beson se e ardhmja e muzikës u takon femrave] (në anglisht). Glamour. Marrë më 1 gusht 2020.
  4. ^ Lipa, Dua (4 dhjetor 2018). "Dua Lipa Talks Feminism And Body Image" [Dua Lipa flet për feminizmin dhe imazhin trupor] (në anglisht). Vogue. Marrë më 1 gusht 2020.

Referime

Redakto

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto
Wikipedia ka një artikull në lidhje me:


Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: