Edit Durham
Mary Edith Durham (8 dhjetor 1863 - 15 nëntor 1944) ishte një udhëtare, shkrimtare dhe antropologe britanike që u bë e njohur për shkrimet e saj rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit të XIX dhe fillim të shekullit të XX.
Thënie
Redakto- Një anëtar i fisit Shosh, kohë më parë, kishte pasur një grindje me një anëtar të fisit Ghoani, i cili në fund të grindjes e gjuajti me një gacë prej oxhakut. E kishte bërë një bela. Fyerja është e pafalshme, Shoshiani kërkoi gjak dhe nuk u bind të jepte besë. Tani ai e kishte larë nderin e tij me gjakun e viktimës së pafajshme. Krimi i vetëm i tij kishte qenë se ai i takonte fisit që i takonte dhe fyesi.[1]
- Dikush ka thënë se sytë janë dritaret e shpirtit. Në mllefin e papërmbajtur në përleshje, kur njeriu zbehet dhe godet, në bebet e syrit të tij duke njollëza të zeza. Kështu janë edhe muret e bardha dhe të padritare të kullave që, me frëngjitë e tyre të vogla, duken kërcënuese.[2]
- Unë u befasova shumë kur në majë të malit gjetëm një bllok të madh të ndërtesave, por nuk u befasova që u njoftova me një françeskan të huaj dhe të zymtë, edhe pse prej tij dëgjova fjalën "clausura" (d.m.th e mbyllur). Meqë ndërtesa ishte manastir burrash, nuk kishte zgjidhje tjetër, pos të më refuzonte. Përcjellësit e mi besnik u tronditën thellë si është zakoni i shqiptarëve; ata nuk japin pesë para për rregullat e kishës kur ato nuk përputhen me zakonin tradicional shqiptar. Mikpritja e mikut për ata ishte një detyrë e shenjtë. Ta refuzosh mysafirin, për popullin shqiptar, ishte një fyerje e rëndë. Ata i thanë françeskanit se çfarë mendonin për të. Ata besonin se njësoj do të flisnin edhe para papës. Unë isha shqetësuar për arsye se dëshiroja të gjeja një strehë para se të errësohej.[3]
Thënie për të
RedaktoThënie të atribuara gabimisht
RedaktoReferime
Redakto- ^ Robert Elsie. Fiset Shqiptare - Historia, shoqëria dhe kultura. fq. 165. ISBN 9789951690546.
- ^ Robert Elsie. Fiset Shqiptare - Historia, shoqëria dhe kultura. fq. 196. ISBN 9789951690546.
- ^ Robert Elsie. Fiset Shqiptare - Historia, shoqëria dhe kultura. fq. 298. ISBN 9789951690546.