Fjodor Dostojevski

Shkrimtar rus
Dostoevsky.jpg

Fjodor Mihajlloviç Dostojevski (11 nëntor 1821 – 9 shkurt 1881), ishte shkrimtar, eseist dhe filozof rus, ku ndër veprat e tij kryesore janë Krim dhe ndëshkim dhe Vëllezërit Karamazov.

ThënieRedakto

  • Gruaja e zgjuar dhe gruaja xheloze janë dy gjëra të ndryshme.[1]
  • Ka një tipar të veçantë në karakterin e gruas. Nëse, për shembull, gruaja është fajtore për diçka, ajo mund të pranojë më lehtë pastaj, më vonë, që ta shlyejë fajin me një mijë përkëdheli, se sa ta pranojë në çastin e tanishëm, në kohën kur është kapur në vend për fajin, dhe të kërkojë aty për aty të falur.[2]
  • Edukimi i fëmijëve është punë dhe detyrë.[3]
  • Zotësia më e madhe për shkrimtarin është zotësia për të fshirë atë që ka shkruar.[4]
  • Arti është një kërkesë për njeriun ashtu si dhe të ngrënët e të pirët.[5]
  • Asgjë nuk është më fantastike se realiteti.[6]
  • Çdo gjë që është e vlefshme për njerëzit, ajo është edhe fisnike.[7]
  • Mendimet e mëdha e kanë burimin jo aq nga mendja e madhe, se sa nga ndjenja e madhe.[8]
  • Dashuria është aq e fuqishme, sa na rilind edhe ne vetë.[9]
  • Kur zemrës së vajzës nis t'i vijë keq, atëherë kuptohet vetë se kjo është gjëja më e rrezikshme për të.[10]
  • Në zemrën që dashuron vërtet ose xhelozia vret dashurinë ose dashuria vret xhelozinë. Krejt e kundërta ndodh me pasionin e verbër.[11]
  • Budallai që e pranon se është budalla, nuk është më budalla.[12]
  • Mendja prandaj është, që të arrish atë që kërkon.[13]
  • S'ka gjë më të vështirë në botë se sa çiltërsia dhe s'ka më të lehtë se lëvdata.[14]

Thënie për tëRedakto

Thënie të atribuara gabimishtRedakto

ReferimetRedakto

  1. ^ Dostojevski, Fjodor (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. f. 28.
  2. ^ Dostojevski, Fjodor (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. f. 30.
  3. ^ Dostojevski, Fjodor (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. f. 47.
  4. ^ Dostojevski, Fjodor (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. f. 70.
  5. ^ Dostojevski, Fjodor (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. f. 72.
  6. ^ Dostojevski, Fjodor (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. f. 73.
  7. ^ Dostojevski, Fjodor (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. f. 131.
  8. ^ Dostojevski, Fjodor (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. f. 161.
  9. ^ Dostojevski, Fjodor (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. f. 180.
  10. ^ Dostojevski, Fjodor (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. f. 188.
  11. ^ Dostojevski, Fjodor (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. f. 192.
  12. ^ Dostojevski, Fjodor (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. f. 211.
  13. ^ Dostojevski, Fjodor (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. f. 217.
  14. ^ Dostojevski, Fjodor (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. f. 252.

Lidhje të jashtmeRedakto

Wikipedia ka një artikull në lidhje me: