Franc Nopça
(Përcjellë nga Franz Nopcsa von Felső-Szilvás)
Baroni Franz Nopcsa von Felső-Szilvás (3 maj 1877 – 25 prill 25 1933), i njohur gjithashtu si Baroni Nopça, ishte një aristokrat, aventurier, studiues, gjeolog, palenteolog dhe albanolog hungarez. Ai shquhet si një nga themeluesit e paleobiologjisë dhe si krijuesi i hartës së parë të plotë gjeologjike të Shqipërisë veriore.
Thënie
Redakto- Mua më la mbresa të thella një episod që më ndodhi në luginën e Cemit, afër Urës së Tamarës, në rajonin e Kelmendit. Unë kërkova një gotë ujë si udhëtar në një shtëpi, por në vend të ujit i zoti i shtëpisë, të cilin nuk e njihja fare, më dha një tas me dhallë, të cilën e piva me shumë kënaqësi. Unë posa e kisha pirë dhallën ia behu i vëllai i zotit të shtëpisë i cili po ashtu ishte i panjohur për mua. Meqë ishte mbrëmje dhe ai ishte i lodhur nga rruga e gjatë, kërkoi të pijë një dhallë. Mirëpo, ai gjeti vetëm tasin e zbrazët. Kur i zoti i shtëpisë i tregoi atij se kush e kishte pirë dhallën, ky i fundit nuk u shqetësua fare ashtu si e prisja unë, por ishte disi i lumtur dhe i kënaqur që unë kisha arritur në shtëpi para tij, duke bërë që familja e tij të shpëtonte pa u koritur. Në të kundërtën, mysafirët do të largoheshin nga shtëpia e tyre pa ngrënë diçka. [sic][1]
- Ashtu si e kisha planifikuar, më 8 gusht 1907, kur u nisa nga Podgorica për të vizituar trevat e izoluara të Malit të Zi dhe të Shqipërisë, temperatura ishte minus 37°. Kjo zonë ishte Shangri-La ose “Malet e Mallkuara“, në majat e të cilave s'ka qenë i zoti të ngjitet askush.[2]
Thënie për të
RedaktoThënie të atribuara gabimisht
RedaktoReferime
Redakto- ^ Robert Elsie. Fiset Shqiptare - Historia, shoqëria dhe kultura. fq. 67. ISBN 9789951690546.
- ^ Robert Elsie. Fiset Shqiptare - Historia, shoqëria dhe kultura. fq. 75. ISBN 9789951690546.