Fjodor Dostojevski
Shkrimtar rus
(Përcjellë nga Fyodor Dostoevsky)
Fjodor Mihajlloviç Dostojevski (11 nëntor 1821 – 9 shkurt 1881), ishte shkrimtar, eseist dhe filozof rus, ku ndër veprat e tij kryesore janë Krim dhe ndëshkim dhe Vëllezërit Karamazov.
Thënie
Redakto- Gruaja e zgjuar dhe gruaja xheloze janë dy gjëra të ndryshme.[1]
- Ka një tipar të veçantë në karakterin e gruas. Nëse, për shembull, gruaja është fajtore për diçka, ajo mund të pranojë më lehtë pastaj, më vonë, që ta shlyejë fajin me një mijë përkëdheli, se sa ta pranojë në çastin e tanishëm, në kohën kur është kapur në vend për fajin, dhe të kërkojë aty për aty të falur.[2]
- Edukimi i fëmijëve është punë dhe detyrë.[3]
- Zotësia më e madhe për shkrimtarin është zotësia për të fshirë atë që ka shkruar.[4]
- Arti është një kërkesë për njeriun ashtu si dhe të ngrënët e të pirët.[5]
- Asgjë nuk është më fantastike se realiteti.[6]
- Çdo gjë që është e vlefshme për njerëzit, ajo është edhe fisnike.[7]
- Mendimet e mëdha e kanë burimin jo aq nga mendja e madhe, se sa nga ndjenja e madhe.[8]
- Dashuria është aq e fuqishme, sa na rilind edhe ne vetë.[9]
- Kur zemrës së vajzës nis t'i vijë keq, atëherë kuptohet vetë se kjo është gjëja më e rrezikshme për të.[10]
- Në zemrën që dashuron vërtet ose xhelozia vret dashurinë ose dashuria vret xhelozinë. Krejt e kundërta ndodh me pasionin e verbër.[11]
- Budallai që e pranon se është budalla, nuk është më budalla.[12]
- Mendja prandaj është, që të arrish atë që kërkon.[13]
- S'ka gjë më të vështirë në botë se sa çiltërsia dhe s'ka më të lehtë se lëvdata.[14]
Thënie për të
RedaktoThënie të atribuara gabimisht
RedaktoReferime
Redakto- ^ Dostojevski, Fjodor (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. fq. 28.
- ^ Dostojevski, Fjodor (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. fq. 30.
- ^ Dostojevski, Fjodor (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. fq. 47.
- ^ Dostojevski, Fjodor (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. fq. 70.
- ^ Dostojevski, Fjodor (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. fq. 72.
- ^ Dostojevski, Fjodor (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. fq. 73.
- ^ Dostojevski, Fjodor (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. fq. 131.
- ^ Dostojevski, Fjodor (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. fq. 161.
- ^ Dostojevski, Fjodor (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. fq. 180.
- ^ Dostojevski, Fjodor (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. fq. 188.
- ^ Dostojevski, Fjodor (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. fq. 192.
- ^ Dostojevski, Fjodor (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. fq. 211.
- ^ Dostojevski, Fjodor (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. fq. 217.
- ^ Dostojevski, Fjodor (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. fq. 252.