Gjuha shqipe (ose thjesht shqipja) është gjuhë dhe degë e veçantë e familjes indo-evropiane që flitet nga më shumë se 6 milionë njerëz.

Thënie

Redakto
  • Unë s’jam vet asnjë thrrime,
Zot! Të lutem duke qarë;
Ali! thërret gjuha ime,
Alinë, Ahmed Myhtarë;
Hysejn, më qan zëmra shumë,
Haxhi Bektashë, Hunqarë,
Them kët vjersh’ për brengën t’ime,
M’u qepn’ ca të mallkuarë!
Pse punoj për gjuhën t’ime,
Dua të zgjuaj Shqiptarë.
Në Vlor’ Kudhës tek po rija,
Treqind e tetëmbëdhjetë,
Viti turqishte ka qënë,
Sheshi kish dalë Mavija!
Spijunët bashkë u-bënë,
Më dogjnë planet e mia!
E mori vesh dhe Turqia,
Që përhapja shqipen unë,
Erdhi çifte suvarija,
Më muarr në burg më shpunë
O Salih! Mos rri pa punë
Merr shkruaj nga Fuzuliu,
Arabi, Farsi ka shumë
Shqip t’a marrij vesh njeriu.
- Salih Baba[1]

Referime

Redakto
  1. ^ Elsie, Robert (2019). The Albanian Bektashi: history and culture of a Dervish order in the Balkans (në anglisht). London: I.B. Tauris. ISBN 978-1-78831-569-2
Wikipedia ka një artikull në lidhje me:


Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: