Ismail Kadare
Ismail Kadare (1936) është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë,[1][2][3][4]. Për herë të parë në historinë e vet, nëpërmjet Kadaresë letërsia shqipe është integruar në letërsinë evropiane dhe botërore, dhe përfaqësohet denjësisht në hartën e tyre. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.
Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; më 2005 fitoi Man Booker International Prize, më 2009 çmimin "Prince of Asturias Awards" për Artet, në vitin 2015 Çmimin Jeruzalem, në vitin 2019 Çmimin Park Kyong-ni ndërsa në vitin 2020 çmimet Neustadt dhe Prozart. Më 2016 presidenti francez ia ndau titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”.[5][6]
Ai krijoi një vepër me karakter universal por që rrënjët i ka thellë në tokën shqiptare.[7] U përpoq të shkruajë letërsi normale në një vend jonormal. Vepra e tij është luftë e pareshtur për të arritur botimin, duke iu kundërvënë politikës zyrtare, duke ia hedhur censurës komuniste, madje duke vënë në rrezik edhe jetën e tij. Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të shquar evropianë të shekullit të 20-të, si dhe një zë universal kundër totalitarizmit.
Thënie
Redakto- Armiku mbetet armik edhe i vdekur qoftë.[8]
- Armiku më i madh i njeriut është vetvetja... nga tjetri ka gjasë të shpëtosh, por nga vetvetja kurrë.[9]
- Në art, një dashuri, qoftë kur duket e padobishme është më e frytshme se një urrejtje që ngjan e suksesshme.[10]
- Arti gjithashtu ka mjetet e tij, fortesat, veglat, së fundi, armët e tij, shumica të fshehta, bota reale ka armët e saj kundër artit: censurën, doktrinat, burgjet.[11]
Thënie për të
Redakto- Nuk dyshoj që Kadareja është një shkrimtar heretik. Dallimi midis një rebeli dhe një heretiku është se i pari shpreh zemërimin e tij në mënyrë spazmodike, i cili mund të përmblidhet pas pak, ndërsa heretiku është i qëndrueshëm në kundërshtimin e tij, ka një vijë veprimi dhe një strategji të sjelljes që buron nga parimet." (Arshi Pipa)
- Është e qartë se Kadareja është kundërrevolucionar, është kundër diktaturës së proletariatit, kundër dhunës dhe shtypjes së armiqve të klasës, ai është kundër socializmit në përgjithësi dhe në vëndin tonë në veçanti.:— Enver Hoxha, 20 tetor 1975[12]
- "Një nga romancierët më të shquar të kohës sonë, në të gjithë botën dhe në të gjtha gjuhët." (Bruce Bawer, Wall Street Journal)
- Ismail Kadare është padyshim shkrimtari më i shumëanshëm i kohës sonë (Alain Bosquet)
Thënie të atribuara gabimisht
Redakto-
Referime
Redakto- ^ Henri Amouroux (28 tetor 1996). "Installation de M.Ismaïl Kadaré - Associé étranger" (PDF) (në frëngjisht). Académie des Sciences morales et politiques. fq. 7. Marrë më 18 shkurt 2018.
- ^ ""Ismail Kadare" në Encyclopaedia Britannica". britannica.com (në anglisht).
- ^ "Ismail Kadare, The Art of Fiction No. 153". theparisreview.org (në anglisht). Intervistuar nga Shusha Guppy. The Paris Review nr. 147, verë 1998. 1998.
- ^ Jose Carlos Rodrigo Breto (2018). Ismail Kadare: La grand estratagema (në spanjisht). Barcelona: Ediciones del Subsuelo. fq. 317–318. ISBN 978-84-947802-0-2.
- ^ "Franca nderon "Komandant" Kadarenë". Top-channel.tv. Marrë më 30 maj 2016.
- ^ "Décret du 31 décembre 2015 portant élévation à la dignité de grand'croix et de grand officier" (PDF). La grande chancellerie de la Légion d’honneur (në frëngjisht). JOURNAL OFFICIEL DE LA RÉPUBLIQUE FRANÇAISE. 1 janar 2016. Marrë më 30 shtator 2017.
- ^ Gappy, Shusha (27 shkurt 1999). "The Books Interview: Ismail Kadare - Enver's never-never land". The Independent (në anglisht). Marrë më 30 shtator 2017.
- ^ Kadare, Ismail (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 22. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Kadare, Ismail (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 20. ISBN 978-9951-06-345-6.
- ^ Kadare, Ismail (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 25. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Kadare, Ismail (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 23. ISBN 978-9951-06-345-6.
- ^ Stampa:Cito uebin
Shiko edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto
Ky artikull për një person është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikicitate duke e zgjeruar atë. |