J.K. Rowling
noveliste britanike
![]() |
Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi. |
Joanne Kathleen Rowling (31 korrik 1965 -) është romanciere, skenariste dhe producente britanike. Më së miri njihet për shkrimin e serisë së librave të Harry Potter.

Thënie Redakto
- Është e pamundur të jetosh pa dështuar në diçka, vetëm nëse pa e kuptuar, nuk po jeton fare - gjë që do të thotë se sërish ke dështuar nga mungesa e plotësimit.
- Jeta është si një përrallë: Nuk ka rëndësi sa e gjatë është, por sa e bukur është.
- Ne nuk kemi nevojë për magjinë për të ndryshuar botën, pasi kemi gjithë fuqinë brenda nesh: ne kemi fuqinë për të imagjinuar gjëra më të mira.
- Janë zgjedhjet tona më tepër se aftësitë tona, ato që tregojnë se kush jemi në të vërtetë.
- Unë besoj në vullnetin e lirë. Ti e kontrollon jetën tënde. Vullneti yt është ekstremisht i fuqishëm për të bërë gjëra të mëdha.
- Jeta është e vështirë dhe e komplikuar dhe mbi gjithçka, ato që do të bëjnë t'i mbijetosh peripecive të saj, janë kontrolli dhe modestia.
- Nuk jam ndier asnjëherë e turpëruar se kam rënë në depresion. Asnjëherë. Çfarë ka për t'u turpëruar në këtë mes? Unë kalova nëpër një periudhë shumë të vështirë dhe jam krenare që ia dola mbanë.