Jakov Xoxa (15 prill 1923 - 28 prill 1979) ka qenë partizan i Frontit Nacional-Çlirimtar gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, pas lufte qe gazetar dhe shkrimtar. Vepra e tij më e famshme është romani Lumi i vdekur.

Thënie

Redakto
  • Ka pasuri që s'vlejnë po s'i prishe, shtohen po t'i harxhosh.[1]
  • Kur bredhin të rinjtë bën gaz t'i shohësh, kur vrapojnë burrat të vjen të qeshësh.[2]
  • Drita e bardhë e dashurisë së parë është posi rrezja e yllit të dritës: duket në qiell e mbush botën me dritë edhe pa dalë dielli mirë.[3]
  • Dashuria është si grëmi: lidhet e shtohet më shumë nën dhé.[4]
  • Dashuria dyshon dhe beson me të njëjtën forcë.[5]
  • Kur rrinë pranë e mira me të keqen, sikur i japin diçka njëra-tjetrës.[6]
  • Femrat i ka bërë llafazane pushteti i burrave, që u ka rrëmbyer gjithçka përveç gjuhës.[7]

Thënie për të

Redakto

Thënie të atribuara gabimisht

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Xoxa, Jakov (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. fq. 16.
  2. ^ Xoxa, Jakov (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. fq. 153.
  3. ^ Xoxa, Jakov (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. fq. 185.
  4. ^ Xoxa, Jakov (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. fq. 185.
  5. ^ Xoxa, Jakov (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. fq. 185.
  6. ^ Xoxa, Jakov (1998). Jorgaqi, Nasho; Lloshi, Xhevat (red.). Antologjia e fjalës së mençur. Botimet Enciklopedike. fq. 234.
  7. ^ Xoxa, Jakov. "Aforizma.al - Thënie nga Jakov Xoxa". Aforizma.al. Marrë më 4 korrik 2020.

Lidhje të jashtme

Redakto
Wikipedia ka një artikull në lidhje me: