Mahatma Gandhi
udhëheqësi politik dhe fetar indian
![]() |
Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi. |
Mohandas Karamchand Gandhi (2 tetor 1869 - 30 janar 1948) ishte një aktivist indian i cili ishte udhëheqësi i lëvizjes indiane të pavarësisë kundër sundimit kolonial britanik. Duke përdorur mosbindje civile, Gandi udhëhoqi Indinë drejt pavarësisë dhe nxiti lëvizje për të drejtat civile dhe lirinë në të gjithë botën.
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/7/7a/Mahatma-Gandhi%2C_studio%2C_1931.jpg/170px-Mahatma-Gandhi%2C_studio%2C_1931.jpg)
Thënie
Redakto- Jeto sikur të vdesësh nesër, mëso sikur të jetosh përgjithmonë.
- Ata nuk mund të na marrin vetërespektin, po të mos ua japim ne.
- Më duket e qartë si drita e diellit që aborti është krim.
- Ku ka frikë, nuk ka besim.
- Bukuria e vërtetë është zemra e pastër.
- Çastet e bukura nuk i ndien kur i jeton por kur i përkujton me mall.
- Njeriu është një nxënës dhe dhimbja është mësuesi i tij.
- Jam kundër dhunës pasi edhe nëse në dukje bën mirë, e mira është e përkohshme, ndërsa e keqja që bën është e përhershme.
- Të dobëtit nuk mund të falin kurrë. Falja është virtyt i të fortëve.
- Një prind i zgjuar lejon që fëmijët të bëjnë ndonjë gabim. Nganjëherë është mirë që t’i djegin pak gishtat.
- Nëse mendon se e gjithë bota është gabim kujtohu se ajo përmban qënie njerëzore si ty.
- Çdo komb është plotësuesi i një tjetri.
- Madhësia dhe progresi i një kombi mund të gjykohen nga mënyra që trajton kafshët.
- Nuk ia vlen të kemi lirinë nëse kjo nuk përfshin edhe lirinë për të gabuar.
- Nuk njoh mëkat më të madh sesa të shtypësh të pafajshëm në emër të Zotit.
- Ji ndryshimi që dëshiron të shohësh në botë.
- Sy për sy e kështu bota do të mbesë qorre.
- Ekzistojnë gjëra për të cilat jam i gatshëm të vdes, por nuk ekziston asgjë për të cilën jam i gatshëm të vras.
- Janë veprimet që vlejnë. Mendimet tona, sado të mira të jenë, janë margaritarë të rremë deri kur nuk shndërrohen në veprime.
- Zbulo kush je dhe mos kij frikë të jesh.
- Bëhu ndryshimi që dëshiron të shohësh në botë. Jeto si gango pra ca di ti
Thënie për të
RedaktoThënie të atribuara gabimisht
RedaktoReferime
RedaktoShiko edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto