Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi.


Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 - 21 prill 1910), i njohur me emrin e tij të letrave si Mark Twain, ishte një shkrimtar amerikan, humorist, sipërmarrës, botues dhe ligjërues. Romanët e tij përfshijnë Aventurat e Tom Sojerit (1876) dhe vazhdimin e tij, Aventurat e Hakëlberi Finit (1885), ky i fundit i thërritur shpesh si "Romani i Madh Amerikan".

Mark Twain (1871)
Mark Twain (1871)

Thënie

Redakto
  • Unë nuk kam frikë nga vdekja. Unë kam qenë i vdekur për miliarda e miliarda vjet para se të kem lindur dhe nuk kam pësuar as më të voglin shqetësim nga kjo.
  • Leximi nuk ju ndryshon vetëm jetën e juaj por edhe rrjedhën e historisë.
  • Personi që di të lexojë por nuk lexon nuk është në pozitë aspak më të mirë nga personi që nuk di të lexojë.
  • Mos u vërtit duke thënë se bota ta ka borxh një jetesë. Bota nuk të ka borxh asgjë. Ajo ishte këtu para teje.
  • Mosha është çështje e mendjes. Nëse nuk i jep rëndësi, ajo nuk merr rëndësi.
  • Zemërimi është një acid që mund të dëmtojë më shumë enën në të cilën ai ruhet sesa këdo tjetër.
  • Mblidhi faktet e tua më parë, pastaj mund t'i shtrembërosh ato si të duash.
  • Falja është aroma që vjollca hedh në thembrën që e ka shkelur.
  • Është më mirë të heshtësh dhe të mendojnë që je budalla se sa të hapësh gojën dhe të heqin çdo dyshim.
  • Patriotizëm është të mbështetësh vendin tënd gjithë kohën, dhe qeverinë tënde kur ajo ta meritojë.
  • Kurdo që ti e gjeni veten në anën e shumicës, është koha për pauzë dhe reflektim.
  • Nëse ti thua të vërtetën, atëherë nuk ke nevojë fare për kujtesë.
  • Mirësia është gjuha të cilën të shurdhërit mund ta dëgjojnë dhe të verbërit mund ta shohin.
  • Bubullima është e mirë, bubullima është mbresëlënëse; por është vetëtima ajo që bën punën.

Thënie për të

Redakto

Thënie të atribuara gabimisht

Redakto

Referime

Redakto

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto
Wikipedia ka një artikull në lidhje me:


Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: