Nënë Tereza

shenjtore katolike shqiptaro-indiane (1910–1997)

Nënë Tereza ose Shën Tereza e Kalkutës (26 gusht 1910 - 5 shtator 1997) ishte një murgeshë katolike, misionare shqiptaro-indiane dhe fituese e Çmimit Nobel për paqe. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.

Thënie

Redakto
  • Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit
  • E djeshmja iku. E nesërmja akoma s'ka ardhur. Kemi vetëm të sotmen. Le t'ia fillojmë!
  • Nëse lutemi, do besojmë! Nëse besojmë, do dashurojmë! Nëse dashurojmë, do shërbejmë!
  • Ne s'mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.
  • Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vëmë, në të bërët.
  • Sa më tepër kemi, aq më tepër jemi të zënë, aq më pak japim. Por sa më pak kemi, aq më të lirë jemi, aq më shumë japim. Varfëria për ne është liri. Nuk është turp. Është liri e gëzueshme. Nuk ka televizor këtu, as këtë, as atë... Por jemi shumë të lumtur.
  • Përpara se të flasim, është e nevojshme të dëgjojml, se Zoti flet në heshtjen e zemrës.
  • Nëse vërtet duam të dashurojmë, duhet të mësojmë si të falim![1]
  • Fëmijët kurrë s'mund të jenë mjaft. Fëmijet janë jeta e Zotit!
  • Ka vetëm një Zot dhe Ai është Zot te të gjithë. Është e rëndësishme të kuptohet se gjithsecili shihet si i barabartë përpara Zotit. Gjithmonë kam thënë se ne duhet të ndihmojmë një Hindu të bëhet Hindu më i mirë, një Mysliman të bëhet Mysliman më i mirë, një Katolik, të bëhet katolik më i mirë.
  • Ferri është një vend ku mungon dashuria e njerëzve për njëri tjetrin.[2]
  • Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes sate, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!
  • Në qoftë se je i përulur, asgjë nuk të prek, as lëvdim, as turp, sepse ti e di mirë kush je.
  • Kur për shkak të moshës nuk do mundesh të vraposh, ec shpejt. Kur nuk do mundësh të ecësh shpejt, vetëm ec. Kur nuk do mundësh më të ecësh, përdor shkopin. Por kurrë mos u ndal!
  • Jeta jote nuk është lojë, por është në lojë jeta jote.[1]
  • Çdo vepër e mirë që bëhet me gjithë zemër, e afron njeriun gjithnjë e më pranë Zotit.[1]
  • Lumturia është një rrugëtim, jo një destinacion.[1]
  • Nëse pret ndonjë lloj shpërblimi, nuk është dashuri: dashuria e vërtetë është të duash pa kushte.[1]
  • Nëse i gjykon njerëzit, nuk ke kohë t'i duash.[1]

Thënie për të

Redakto

Thënie të atribuara gabimisht

Redakto

Shënime

Redakto
  1. ^ a b c d e f Tereza.
  2. ^ Tereza, Nënë (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 20. ISBN 978-9951-06-231-2.

Referime

Redakto

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto
Wikipedia ka një artikull në lidhje me:


Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: