Çdo të hënë një thënie nga artikujt e Wikicitate zgjidhet për tu vendosur për një javë në faqen kryesore. Përzgjedhja e një thënieje të caktuar për tu vendosur si thënie e javës bëhet duke ndjekur hapat e mëposhtme.

Fillimisht përzgjidhet thënia që do të vendoset duke verifikuar saktësinë e saj. Më pas, thënia e zgjedhur do të vendoset në një faqe të re të titulluar sipas formatit të mëposhtëm:

Wikiquote:Thënia e javës/Viti/Java

Shembull: Wikiquote:Thënia e javës/2020/Java 2

Teksti do të vendoset nëpërmjet stampës TheJ (Thënia e Javës) e cila përbëhet nga 2 parametra. Parametri i parë përcakton thënien dhe i dyti autorin.

Shembull: {{TheJ|Sekreti i humorit është befasia.|Aristoteli}}

Stampa e mësipërme formaton siç duhet thënien, e kategorizon atë te kategoria Thënia e javës dhe gjithashtu krijon një lidhje me artikullin e autorit, nëse ekziston. Pas kësaj faqja mbrohet.

Pasi faqja të jetë mbrojtur, te faqja e diskutimit të artikullit përkatës nga ku u mor thënia, vendoset stampa CiJ (Citati i Javës) e cila lajmëron se një thënie nga ky artikull është përdorur njëherë si thënie e javës dhe s'duhet përdorur sërish.

Stampa CiJ përbëhet nga dy parametra. Parametri i parë përcakton thënien dhe i dyti datën kur është vendosur në faqen kryesore si thënia e javës.

Shembull: {{CiJ|Sekreti i humorit është befasia.|27 shkurt 2019}}

Stampa Thënia e javës (jo stampa THeJ) e gjendur në faqen kryesore është programuar në mënyrë të tillë që çdo fillim jave të kërkojë për një faqe sipas formatit të përcaktuar më sipër. Nëse faqja për javën e caktuar gjendet, ajo nxirret në faqen kryesore, nëse nuk gjendet, automatikisht do të shfaqet faqja Wikiquote:Thënia e javës/Pa thënie e cila lajmëron se për javën përkatëse nuk është zgjedhur asnjë thënie.

Çdo të henë, thënia e javës shoqërohet dhe me një postim në faqet e Wikicitate në mediet sociale në lidhje me atë thënie.

Megjithëse thëniet e javës mbrohen automatikisht nga stampa Thënia e javës gjatë javës kur ato janë në faqen kryesore, është mirë që faqet e tyre të jenë tërë kohës të mbrojtura, që në momentin e krijimit. Për këtë arsye është mirë që faqet e thënieve të javës të krijohen nga administratorët.


Shënim: Nëse java e fundit e vitit vazhdon përtej atij viti, thënia duhet vendosur si thënia e javës së parë të vitit pasardhës. Kjo do të bëjë që disa ditë nga ajo javë të mbeten pa një thënie derisa viti i ri të vijë por aktualisht është e vetmja mënyrë që sistemi të funksionojë.