Nikos Kazantzakis (18 shkurt 1883 – 26 tetor 1957) ka qenë një shkrimtar grek. Konsiderohet si njëri nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë moderne greke. Ai ishte nominuar për Çmimin Nobel për Letërsi për nëntë vjet.

Thënie

Redakto
  • Aq shumë duhet ta duani një femër saqë asaj të mos i shkojë as mendja se dikush tjetër mund ta dojë ndonjëherë më shumë.[1]
  • Njeriu ka nevojë për pak çmenduri, përndryshe ai nuk do të guxojë kurrë ta presë litarin e të jetojë i lirë.[1]
  • Meqenëse nuk mund ta ndryshojmë realitetin, le të ndryshojmë mënyrën se si e shikojmë atë.[1]
  • A nuk të mjafton çasti? Atëherë as përjetësia nuk do të të mjaftojë.[1]
  • Është gjë e mirë dhe e drejtë të përkujdesesh për trupin: ai është deveja mbi të cilën shpirti përshkon shkretëtirën.[1]
  • Vdekja nuk është një derë që mbyllet, por një derë që hapet.[1]
  • Çdo njeri ka çmendurinë e vet, por çmenduria më e madhe është të mos jesh i çmendur.[1]
  • Nëse njeriu nuk shkel në buzën e greminës, nuk do t'i dalin krahët për të fluturuar.[1]
  • Të jesh gjallë do të thotë të heqësh rripin e sigurisë dhe të dalësh të kërkosh sherre.[1]
  • Keni penelet, keni ngjyrat, pikturojeni vetë parajsën tuaj e pastaj hyni.[1]
  • Nuk shpresoj asgjë, nuk druaj asgjë, jam i lirë.[1]

Thënie për të

Redakto

Thënie të atribuara gabimisht

Redakto

Shënime

Redakto
  1. ^ a b c d e f g h i j k Kazantzakis.

Referime

Redakto
  • Kazantzakis, Nikos. "Aforizma.al - Thënie nga Nikos Kazantzakis". Aforizma.al. Marrë më 28 nëntor 2020.

Lidhje të jashtme

Redakto
Wikipedia ka një artikull në lidhje me:


Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: