Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi.


Shrek është një film i animuar bazuar në romanin Shrek! nga William Steig me regji të Andrew Adamson and Vicky Jenson. Filmi tregon historinë e një përbindëshi i cili, për të rifituar qetësinë në moçalin e tij, detyrohet të udhëtojë së bashku me një gomar që flet për të shpëtuar Princeshë Fionën nga një dragua e për t'ia dorëzuar atë Lordit Farkuad, një lord i cili dëshiron të martohet me një princeshë vetëm e vetëm që të bëhet mbret.

Përralla më e bukur e patreguar.

Shreku

Redakto
  • [Pasi Fiona gogësin] Unë them gjithmonë, më mirë jashtë se brënda!
  • [Pasi tremb disa njerëz dhe ato mbesin në vend nga frika] Kjo është pjesa kur ia fusni vrapit...
  • [Menjëherë sapo arrin te pjesa ku tregohet si shpëtohet princesha] Aty mbahu ti se e la mëndja ndonjërin të shkojë aty!

Gomari

Redakto
  • [Kur Fiona pandeh se Shreku është në fakt Princi i Kaltër] Bjeri mor qylit!
  • Lule kuq, gjemi blu, lule kuq, gjemi blu! Do t'ishte më e lehtë sikur të dija të dalloja ngjyrat! [Duke tentuar të gjejë një lule të kuqe me gjemba blu për të shpëtuar Shrekun]
  • Do t'i gjej shkallët. Do t'i fus një shkelm bythëve... Shkallët s'do dinë ku të shkojnë! [Duke i dhënë guxim vetes teksa kërkonte shkallët për dhomën më të lartë të kullës më të lartë]

Dialogët

Redakto
Fiona: S'e paske vrarë dragoin?!
Shrek: Është në listën e gjërave për tu bërë po hajde!

Slloganet

Redakto
  • Përralla më e bukur e patreguar.
  • Princi nuk është simpatik. Princesha nuk është duke fjetur. Ndihmësi nuk po ndihmon. Përbindëshi është heroi. Përrallat nuk do të jenë më kurrë të njëjta.

Thënie për të

Redakto

Thënie të atribuara gabimisht

Redakto

Referime

Redakto

Shiko edhe

Redakto
Wikipedia ka një artikull në lidhje me: