Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi.


Sokrati (470 p.e.s. — 399 p.e.s.) ishte një filozof i lashtë grek. Njihet si babai i etikës apo filozofisë morale si dhe filozofisënë përgjithësi.

Thënie

Redakto
  • Duhet të hahet për të jetuar, jo të jetohet për të ngrënë.
  • Kush do të lëvizë botën të lëvizë më parë vetveten.
  • Une e di qe jam inteligjent sepse e di qe nuk di asgje.
  • Sak isha një njeri shumë i ndershëm për të jetuar dhe qenë politikan.
  • Këshilla ime për ty është të martohesh; nëse do të gjesh një grua të mirë, do të jesh i lumtur; nëse nuk do ta gjesh do të bëhesh një filozof.
  • Padija është zanafilla e të gjitha të këqiave.
  • Është më mirë të pësosh padrejtësi sesa të ushtrosh.
  • Kujtohu gjithnjë, se çdo gjë është kalimtare (e përkohëshme); atëherë nuk do të jesh tepër i gëzuar në lumturi dhe jo shumë i pikëlluar në fatkeqësi (vuajtje).
  • Kush beson, se është diçka, ka ndaluar, të bëhet diçka.
  • Ku s´ka me fjalosje, fillon dhuna.
  • Nuk është marre (kori), të mos dish asgjë, por, të mos duash të mësosh kurrgjë.
  • Jo sepse është e vështirë, nuk guxojmë, por sepse nuk guxojmë, është e vështirë.
  • Unë nuk mund ta mësoj askënd për asgjë ; Unë vetëm mund t'i bëj të mendojnë.
  • Të gjitha luftërat janë zhvilluar për para.
  • Dituria e vërtetë qëndron në të diturit se nuk dini asgjë.
  • Të dish, është ta dish se s'di asgjë. Kjo është domethënia e diturisë së vërtetë.
  • Çdo veprim ka kënaqësitë dhe çmimin e tij
  • Mendjet e mëdha diskutojnë idetë, mendjet mesatare

diskutojnë ngjarjet, mendjet e vogëla diskutojnë njerëzit

  • Të kuptuarit e një pyetjeje është gjysma e përgjigjes
  • Mos harro se vepra dhe fjala të bëjnë dhe të zhbëjnë njëlloj
  • Ky qytet është ai që është sepse qytetarët tanë janë ata që janë
  • Preferoni njohurinë mbi pasurinë, sepse njëra është kalimtare kurse tjetra e përhershme
  • Keqpërdorimi i gjuhës shkakton ligësi në shpirt
  • Kushdo qe ka nje mendim te vertete per nje teme qe nuk e kupton eshte si nje i verber ne rrugen e duhur
  • Fakti qe nuk ke deshira te medha eshte diçka hyjnore
  • Une e quaj veten nje luftetar paqesor ,sepse betejat qe ne zhvillojme zhvillohen brenda
  • Është e vërtetë; është e këndshme, apo e nevojshme?
  • Ky eshte nje univers qe nuk favorizon te ndrojturit
  • Dhe në kundërshtim me mendimin e masave, uni i vërtetë i dikujt, sipas Sokratit, nuk duhet

të identifikohet me atë që zotërojmë, me statusin tonë shoqëror, reputacionin tonë, apo edhe me trupin tonë. Në vend të kësaj, Sokrati mbrojti shkëlqyeshëm idenë se uni ynë i vërtetë është shpirti ynë

  • Për Sokratin, shqisat nuk e kapin realitetin në asnjë mënyrë dhe përpiqen të na shmangin

nga rruga jonë drejt mençurisë. Ai besonte se trupat tanë janë të padobishëm në procesin e marrjes së njohurive dhe mashtrojnë shpirtin kur ai përpiqet të mësojë të vërtetën

  • Sokrati besonte se shkrimi nuk ishte një mjet efektiv për të komunikuar njohuritë. Për të,

komunikimi ballë për ballë ishte e vetmja mënyrë se si një person mund të transmetonte njohuri te tjetri

Thënie për të

Redakto

Thënie të atribuara gabimisht

Redakto

Referimet

Redakto

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto
Wikipedia ka një artikull në lidhje me:


Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: