Arthur Schopenhauer: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 8:
*Çdo komb përqesh kombin tjetër, dhe kan të drejtë.
*Nderi nuk është vetëm të fitosh, duhet vetëm të mos jet humbje.
*Një njeriIndividi mund të jetë plotësisht vetvetja vetëm kur aivetmi është vetëm; edhe nësekush nuk ie pëlqendo vetmiakëtë, nuk do t'i pëlqejë as liria;lirinë, pasisepse vetëmjemi kur njeriu qëndronlirë vetëm, ështëkur vërtetjetojmë i lirëveçmas.
*Kryesisht është humbja që na mëson vlerën e vërtetë të gjërave.
*Lumturia konsiston në përsëritjen frekuente të kënaqësisë.
Rreshti 15:
*Pa libra zhvillimi i qytetërimit do të kishte qenë i pamundur. Ata janë motorët e ndryshimit, dritaret në botë, 'farët ndërtuar në detin e kohës'. Ata janë shoqëruesit, mësuesit, magjistarët, bankierët e thesareve të mendjes. Librat janë njerëzimi në shtyp.
*Çdo njeri konsideron kufijtë e këndvështrimit të tij si kufijtë e botës.
*Ne nuk ndiejmë, as çmojmë si duhet të mirat dhe përparësitë që zotërojmë realisht, por sillemi sikur prania e tyre të ishte e natyrshme, duke larguar nga ne vuajtjen. E kuptojmë vlerën e tyre vetëm kur i humbim.
*Nëse imunitetit ndaj dhimbjeve i shtojmë edhe çlirimin nga mërzia, ja pra ku kemi gjetur thelbin e lumturisë tokësore; gjithë të tjerat janë ëndrra në diell.
*Më e mira është armike e së mirës.
*Mjeti më i sigurtë për tu ndjerë fatkeq është pikërisht dëshira për të qenë i lumtur.
*Gati e gjithë bota është një arrë bosh nga brenda.
*Rruga më e mirë për të shmangur një fatkeqësi, është të ulësh sa më shumë që të jetë e mundur nivelin e pikësynimeve personale në raport me mundësitë personale.
*Jeta e vëzhguar nga kreu duket se nuk ka fund, ndërsa e riparë nga fundi i rrugës, rezulton mjaft e shkurtër.
*Në vend që të thurrim plane për të ardhmen dhe të shqetësihemi vazhdimisht dhe krejtësisht për të nesërmen ose të lejojmë të na kapë nostalgjia për të shkuarën, duhet të përsërisim çdo çast që vetëm e tashmja është e sigurtë dhe reale, meqë e ardhmja do vijë gjithmonë ndryshe nga parashikimi dhe e kaluara nuk ka qenë kurrë siç e kujtojmë ne.
*Kushti më i mirë për lumturinë është t'i mjaftosh vetvetes.
*Gjithë ç'kam e mbart me vete.
*Ajo që i mungon pjesëtarëve të një mjedisi në cilësi, në ndonjëfarë mënyre zëvendësohet me sasinë.
*Fatkeqësisht dihet, duke bërë ndonjë përjashtim të lumtur, që nuk do të rastisim tjetër në botë veçse një masë ekzemplarësh të racës njerëzore plot me të meta, që është më mirë t'i lëmë në heshtje.
*Të gjitha punët njerëzore janë në dorë të rastësisë dhe gabimit.
*Ne kemi faj për çdo fatkeqësi që na bie për pjesë, edhe pse përgjegjësia jonë është vetëm relative.
*Ëndrrat e bukura mjafton realiteti për t'i hedhur poshtë, duke lënë si gjurmë të vetme një shpresë të dobët të një realizimi të tyre të mundshëm.
*Mendimet tona duhet të jenë të ngjashme me kthina të padepërtueshme, të konceptuara në mënyrë të tillë që kur njëra është e hapur, gjithë të tjerat të jenë hermetikisht të mbyllura.
*Njerëzit janë të ngjashëm me fëmijët, bëhen të pasjellshëm kur llastohen tepër.
*Shkalla e nevojshme e shpirtit që na pëlqen është një masë e saktë e shkallës së shpirtit që ne kemi.
*Asnjë talent nuk është i dukshëm për atë që nuk ka asnjë talent.
*Kujtesa vepron si një lente konvergjente në dhomën e errët; ajo përqëndron dhe e bën imazhin më të bukur se origjinali.
*Superioriteti është të mos kesh kurrsesi nevojë për të tjerët dhe t'ua bësh të ditur.
*Çdo qëllim i kanos rrezik gjykimit.
*Vullneti është një fuqi shqetësuese, që të bën ta mendosh jetën si një dëshirë gjithmonë të pakënaqur, një lakmi torturuese për çlirim dhe shpëtim.
*Jeta është e shkurtër, por e vërteta punon me largpamësi e rron shumë gjatë.
*Çdo çast ekziston vetëm si fshirës i çastit të mëparshëm, atit të tij, për t'u fshirë edhe ai nga ana e vet me po të njëjtën shpejtësi. Ashtu si e shkuara dhe e ardhmja janë iluzione të po njëllojta me ëndrrat, edhe e tashmja nuk është veçse një cak midis tyre, i mangët nga shtrirja dhe nga jetëgjatësia.
*Intelekti e përputh kohën dhe hapësirën në përfaqësimin e materies, domethënë të të vepruarit. Kjo botë, si përfaqësim ekziston vetëm nëpërmjet intelektit e vetëm për intelektin.
*Është pikërisht njëkohshmëria e shumë gjendjeve ajo që përbën thelbin e realitetit.
*Vetëm një shpirti të stërholluar nga sofistikimet, mund t'i lindë ideja e debatimit mbi realitetin e botës.
*Së vërtetës i kundërvihet gabimi, si mashtrim i arsyes, kurse realitetit iluzioni, si mashtrim i intelektit.