Ag Apolloni (13 qershor 1982) është prozator, poet, dramaturg, studiues dhe eseist shqiptar. Ai është profesor në Universitetin e Prishtinës. Veprat letrare të tij dallohen për dimensionin dramatik, trajtimin filozofik dhe qëndrimin kritik ndaj historisë, politikës dhe shoqërisë.

Apolloni në vitin 2019
Apolloni në vitin 2019

Thënie

Redakto
  • Unë e doja, por e doja ashtu si e kisha në kokë, jo ashtu si e kisha në dhomë. (“Ulurima e Ujkut”, 2013)
  • Oh, sa i rëndësishëm ndihej atje në majë! Se sa i rëndë e sa i rëndësishëm ishte, mund ta tregonte rënia e tij. Njerëzit e papeshë nuk bien. (“Zazen”, 2014)
  • Nga zjarri i gënjeshtrës na ka mbetur vetëm hiri i dëshpërimit. (“Mesjeta ime”, 2019)
  • Kur lumturia është fizike, ndërsa dhimbja metafizike, dyert e shtëpisë duhet të bëhen dyer të drejtësisë.[1] (“Një fije shprese, një fije shkrepëse”, 2020)
  • Asgjë nuk zgjat përgjithmonë. As dashuria. As dehja. Dashuria dhe dehja thashë? Po a nuk janë e njëjta gjë? (“Kësulëkuqja”, 2022)

Thënie për të

Redakto
  • Poezia e Ag Apollonit ndryshon rrënjësisht prej poezisë së poetëve të tjerë shqiptarë – të traditës dhe të bashkëkohësisë. Megjithëse ata kanë jetuar në periudha të ndryshme historike, poezia e të gjithëve është shumë e ngjashme. Poezia e Ag Apollonit, ndërkaq, e hapë një shkollë të re të poezisë sonë: të re me fakturë dhe të re me gjuhën poetike. (Rexhep Qosja)
  • Apolloni nuk është fare konformist. Pena e tij nuk kursen askënd. (Julie Ginzberg)
  • Romani i autorit kosovar Ag Apolloni, Ulurima e Ujkut, sjell një depërtim të rrufeshëm mbi situatën ende problematike të Ballkanit. (Ondřej Horák)

Referime

Redakto
  1. ^ Apolloni, Ag (2020). Një fije shprese, një fije shkrepëse. Prishtinë: Shtëpia Botuese Bard Books. ISBN 978-9951-77-23-0. {{cite book}}: Shiko vlerën e |isbn=: gjatësia (Ndihmë!)

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto
Wikipedia ka një artikull në lidhje me:


Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: