Arsimi

të mësuarit në të cilin njohuritë dhe aftësitë transferohen përmes mësimdhënies

Arsimi është sistem i organizuar dhe i shkallëzuar, ku merren dije e shprehi.

Thënie Redakto

  • Shkolla është shtëpia e gëzimit.[1]
Mustafë Venhari
  • Mjerë ai nxënës që nuk ia kalon profesorit.[2]
Aurela Gaçe
  • Edukimi është baza kryesore për zhvillim. Uria për arsimin në realitet nuk është më pak e trishtueshme se sa uria për ushqim; një analfabet është një shpirt i kequshqyer.[3]
Gabriel Grabanica
  • Më vrisni, por lejoni që t'u shërbejë gjaku im për ngjyrë që t'i shkruani shkronjat e alfabetit shqip.[4]
Petro Nini Luarasi
  • O me shkollë e qytetërim,
    O pa shkollë e në errësirë.
    [5]
Ismail Qemali
  • Populli arsimohet vetë edhe kur e ka të ndalueme.[6]
Shtjefën Gjeçovi
  • S'ka njeri ma të drejtë as mësim më të madh, se kur para fëmijëve tanë del nana shqiptare me abetare n'dorë.[7]
Tahir Berisha
  • Për ta pasur një blerës të bukës e djathit duhen 5-6 orë, kurse për ta pasur një blerës libri duhen së paku 10 vjet.[8]
Ali Berisha
  • Kemi 800 mësues, po nga këta vetëm 50-60 meritojnë emrin mësues. Të tjerët mund të jenë të zotë të bëhen gjeneralë, ministra, kryeministra, anëtarë të Këshillit të Naltë, por jo të marrin përsipër barrën e rëndë e të shenjtë të rritin brezin e ri, nga i cili presim shpëtimin e Atdheut.[9]
Fan Noli

Proverba Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Venhari, Mustafë (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 23. ISBN 978-9951-06-231-2.
  2. ^ Gaçe, Aurela (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 23. ISBN 978-9951-06-231-2.
  3. ^ Grabanica, Gabriel (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 23. ISBN 978-9951-06-231-2.
  4. ^ Nini Luarasi, Petro (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 21. ISBN 978-9951-06-345-6.
  5. ^ Qemali, Ismail (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 21. ISBN 978-9951-06-345-6.
  6. ^ Gjeçovi, Shtjefën (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 21. ISBN 978-9951-06-345-6.
  7. ^ Berisha, Tahir (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 21. ISBN 978-9951-06-345-6.
  8. ^ Berisha, Ali (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 21. ISBN 978-9951-06-345-6.
  9. ^ Noli, Fan (2012). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 4. Faik Konica. fq. 23. ISBN 978-9951-06-404-0.

Shiko edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto