Blaise Pascal
Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi. |
Blaise Pascal (19 qershor 1623 - 19 gusht 1662) ishte matematikan, fizikan, dhe filozof francez. Punimet e tij të para ishin në shkencat e zbatuara dhe ato natyrore.
Thënie
Redakto- Zemra ka arsyet e saj që arsyeja nuk i njeh.
- Kush di të lëpijë, di dhe të kafshojë.
- Përshtypjet e vjetra nuk janë të vetmet të na mashtrojnë, edhe bukuritë e reja kanë të njëjtin pushtet.
- Çfarë është njeriu në natyrë? Asgjë krahasuar me pafundësinë, gjithçka krahasuar me asgjënë. Diçka mes gjithçkasë dhe asgjësë.
- Mjafton pak për të na ngushëlluar, siç mjafton pak për të na lënduar.
- Njeriu duke mos mundur të asgjësojë vdekjen, mjerimin, injorancën, ka vendosur të mos i mendojë, në mënyrë që të jetojë i lumtur.
- Është më mirë të dish pak nga të gjitha, se gjithçka mbi një gjë.
- Mendimi është madhështia e njeriut.
- Nuk bëhet kurrë aq keq, sa atëherë kur njeriu bëhet me vetëdije.
- Secili ka në vetvete bukurinë origjinale, së cilës ia kërkon kopjen në mbarë botën.
- Kërkoj ndjesë që u zgjata kaq shumë me këtë letër, por nuk pata kohë të shkruaja një më të shkurtër.
- Njeriu nuk është as engjëll, as djall, por fatkeqësisht ndodh që, kush dëshiron të bëhet engjëll, bëhet djall.
- Në dashuri, një heshtje vlen më shumë se një fjalim.
- E vërteta dallohet jo vetëm me arsyetime, por edhe me zemër.
- Drejtësia pa forcë është paaftësi, forca pa drejtësi është tirani.
Thënie për të
RedaktoThënie të atribuara gabimisht
RedaktoReferimet
RedaktoShiko edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto