E ardhmja

kohë që ende nuk ka ndodhur

E ardhmja është pjesa e vijës së drejtë kohore që nuk ka ardhur ose ndodhur ende në përmasën hapësirë-kohë.

Thënie Redakto

  • Me kokën prapa, vihet në dyshim e ardhmja.[1]
Kadri Ujkaj
  • Ai që punon vetëm për të tashmen, është i gjykuar të shuhet; rrënjët e lozës së tij vdesin aty; nuk mbëltohen dhe nuk shtrihen në të ardhmen.[2]
Anton Berisha
  • Po s'e nxore veten nga valët e harrimit
    S'di si do t'i mbrosh brigjet nesërmëtare e të mos mbetesh pa hapa ardhnie.
    [3]
Net Isveizi
  • E ardhmja nuk varet nga dëshirat e mira të askujt.[4]
Ardian Vehbiu
  • Njerëzit që nuk nderojnë të kaluarën, kanë humbur rastin për ardhmërinë.[5]
Ramiz Kelmendi
  • A mund të shkohet në një të ardhme, pa përshkuar një të kaluar?[6]
Visar Zhiti
  • Ardhmëria nuk ndërtohet për atë që përkund djepin por për atë që përkundet në djep.[7]
Esat Stavileci
  • Ardhmërinë nuk mund ta përzgjedhësh si gjellën në meny![8]
Esat Stavileci

Proverba Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Ujkaj, Kadri (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 20. ISBN 978-9951-06-231-2.
  2. ^ Berisha, Anton (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 20. ISBN 978-9951-06-231-2.
  3. ^ Isveizi, Net (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 21. ISBN 978-9951-06-231-2.
  4. ^ Vehbiu, Ardian (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 21. ISBN 978-9951-06-231-2.
  5. ^ Kelmendi, Ramiz (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 18. ISBN 978-9951-06-345-6.
  6. ^ Zhiti, Visar (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 18. ISBN 978-9951-06-345-6.
  7. ^ Stavileci, Esat (2012). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 4. Faik Konica. fq. 19. ISBN 978-9951-06-404-0.
  8. ^ Stavileci, Esat (2012). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 4. Faik Konica. fq. 19. ISBN 978-9951-06-404-0.

Shiko edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto