Franz Kafka
novelë
Franz Kafka (3 korrik 1883 - 3 qershor 1924) ka qenë shkrimtar bohem gjermanofolës, i cilësuar si një nga shkrimtarët e historive të shkurtra, dhe modernistët më të mëdhenj të gjuhës gjermane të shekullit XX. Disa nga shkrimet e tij mbetën të pambaruara dhe u botuan pas vdekjes së tij, megjithëse dëshira e tij ishte që ato të asgjësoheshin - janë bërë ikona në letërsinë e Perëndimit.
Thënie
Redakto- Ai që s'di të gënjejë, mendon se të gjithë thonë të vërtetën.[1]
- Një libër duhet të jetë një kazmë që të çajë detin e ngrirë brenda nesh.[1]
- Shenja e parë e të kuptuarit shfaqet me dëshirën për të vdekur.[1]
- Njeriu i torturuar nga djajtë vetjak hakmerret marrërisht ndaj të tjerëve.[1]
- Unë e dua, por nuk mund t'i flas. Kujdesem gjithmonë që të mos e takoj.[1]
- Pyetjet që nuk marrin përgjigje që në lindje, nuk do të marrin përgjigje kurrë.[1]
- Prindërit që presin mirënjohje nga të bijtë janë si fajdexhinjtë që rrezikojnë qëllimisht paratë e tyre në mënyrë që të arkëtojnë interesat.[1]
- Historia e njerëzimit është një çast mes dy hapave të një shtegtari.[1]
- Frika ime është esenca ime dhe ndoshta pjesa ime më e mirë.[1]
- Është e vështirë të thuhet e vërteta, sepse përnjëmend ekziston vetëm një e tillë, por ajo është e gjallë dhe zotëron gjithashtu një fytyrë të gjallë e të paqëndrueshme.[1]
- E keqja e njeh të mirën, por e mira nuk e njeh të keqen.[1]
- Nuk mund të jetë kurrë e vogël dhurata që jepet me dashuri.[1]
- Dashuria nuk është problemi, si nuk është problemi makina: problemet i kanë shoferi, pasagjerët dhe rruga.[1]
Thënie për të
Redakto- Kafka përshkroi me një fuqi të mrekullueshme imagjinare kampet e ardhshme të përqendrimit, paqëndrueshmërinë e ardhshme të ligjit, absolutizmin e ardhshëm të Aparatit shtetëror.
Thënie të atribuara gabimisht
RedaktoShënime
RedaktoReferime
Redakto- Kafka, Franz. "Aforizma.al - Thënie nga Franz Kafka". Aforizma.al. Marrë më 29 shtator 2020.
Lidhje të jashtme
Redakto