Ky artikull duhet të përmirësohet sipas standardeve të përshkruara te Ndihmë:Çfarë është një artikull?


Herodoti ishte një shkrimtar, gjeograf dhe historian i lashtë grek i lindur në qytetin grek Halicarnassus, pjesë e Perandorisë Perse (tani Bodrum, Turqi). Ai është i njohur për shkrimin e Historive-një përshkrim i hollësishëm i Luftërave Greko-Perse. Herodoti ishte shkrimtari i parë që bëri hetime sistematike të ngjarjeve historike. Ai quhet "Ati i Historisë", një titull që i është dhënë nga oratori i lashtë romak Ciceroni

Thënie

Redakto
  • Njerëzit u besojnë më shumë veshëve se syve
  • Është më e lehtë të mashtrosh një turmë njerëzish sesa vetëm një prej tyre
  • Kjo është dhimbja më e hidhur për një njeri,të ketë shumë,por asnjë fuqi
  • Aty ku nevojitet dhelpëria,nuk ka vend për forcën
  • Fati i njerëzve është një rrotë që nuk lë kurrë të njëjtit lart
  • Objektivat e mëdha zakonisht arrihen me rreziqe të mëdha
  • Në fillim nuk kuptohet cili do të jetë fundi
  • Në kohë paqeje, bijtë varrosin prindërit, ndërsa në kohë lufte, prindërit varrosin bijtë
  • Secilit i duken shumë më të mira,traditat dhe zakonet e veta
  • Nxitimi është prindi i dështimit
  • Më mirë të të kenë zili sesa të të qajnë hallin
  • Hyjnitë argëtohen duke përulur çdo gjë që tenton të lartësohet
  • Perënditë na i japin fatkeqësitë që ne të mundemi të thurim këngë për to