Ky artikull duhet të përmirësohet sipas standardeve të përshkruara te Ndihmë:Çfarë është një artikull?


• Sipas përvojës sime,njerëzit që i përgjigjen fatit të mirë me modesti janë më të vështirë për tu gjetur,sepse në vetë natyrën e gjërave, suksesi tenton të krijojë krenari dhe verbëri në zemrat e njerëzve,ndërsa vuajtjet i mësojnë ata të jenë të durueshëm dhe të fortë

• Asnjë qenie njerëzore nuk do ta dijë kurrë të vërtetën, sepse edhe sikur të ndodhte ta thoshin rastësisht, ata nuk do ta dinin se e kishin bërë atë

• Nëse merrni parasysh ato që quhen virtyte tek njerëzit, do të kuptoni se rritja e tyre ndihmohet nga edukimi dhe kultivimi

• Vetëbesimi gjithmonë duhet të ecë krah për krah me një ndjenjë të fortë të përulësisë

• Betejat vendosen më shumë nga morali i trupave sesa nga forca e tyre trupore

• Njeriu që nuk e njeh aftësinë e tij është injorant ndaj vetvetes

• Përballë rrezikut, jini të etur, jo të frikësuar

• Suksesi nuk duhet të lind kurrë kënaqësi

• Shumica e njerëzve, kur janë të vendosur të shikojnë çështjet e të tjerëve, kurrë nuk kthehen të shqyrtojnë veten e tyre

• Më i ëmbli nga të gjithë tingujt është lavdërimi