Ligësia
Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi. |
Ligësia është cilësia e ndërlidhur me negativen, të padrejtën, të gabuarën, dëmtimin e shkatërrimin. Term që zakonisht përfshin tërësinë e rezultateve që duam të shmangim, i përdorur shpeshherë në kontrast me mirësinë.
Thënie
Redakto- Pandjeshmëria është dorashka me të cilën e keqja fsheh duart e saj.
- E keqja është më djallëzore kur nderohet.
- E keqja është shkaktarja e pështjellimit.
- E keqja ka përkrahësit e saj.
- Dreqi dridhet kur shikon shenjtorin më të dobët të gjunjëzuar.
- Ata që luajnë me lodrat e së keqes shpihen dalngadalë të vringëllojnë shpatën e saj.
- Unë nuk njoh asgjë më tallëse se një të keqe që pikëllohet.
- Nëse e keqja do të mund të bindej të shkruante një bibël, ajo do ta titullonte atë, Ti jeton vetëm njëherë.