Zgjuarsia është tërësia e funksioneve të lindura njohëse, përshtatëse dhe përfytyruese, të krijuara nga veprimtaria e trurit të njeriut dhe të disa kafshëve.

Thënie

Redakto
  • Grave që kanë ndryshuar botën, s'u është dashur të shfaqin gjë tjetër, përveq zgjuarsisë së tyre.[1]
Rita Levi-Montalcini
  • Ka plot meshkuj të zgjuar që lidhen me femra budallaqe, por vështirë të shohësh një femër të zgjuar që lidhet me një mashkull budalla.[2]
Erica Jong
  • Edhe budallai mund të thotë ndonjë gjë të zgjuar, por për arsye të gabuara.[3]
Umberto Eco
  • Asgjë nuk shkakton më shumë dëme në një shtet sesa fakti që dinakët merren për të zgjuar.[4]
Francis Bacon
  • Banorët e tokës janë dy llojesh: mendimtarë të pafe dhe fetarë të pamend.[5]
Al-Ma'arri
  • Është mirë që femrat e bukura të mos jenë të zgjuara. Po të ishin edhe të zgjuara, do të ishte e padrejtë.[6]
Vittorio Buttafava
  • Nuk mund të besoj se Zoti që na ka pajisur me shqisa, arsye dhe intelekt, të dëshirojë që ne të heqim dorë nga përdorimi i tyre.[7]
Galileo Galilei
  • Njeriu i zgjuar nuk është ai që bën më pak gabime, por ai që nga gabimet e bëra mëson shumë.[8]
Harvey Mackay
  • Njerëzit e zgjuar janë të vërtetë në sjellje dhe në biseda: nuk thonë çdo gjë që mendojnë, por mendojnë çdo gjë që thonë.[9]
Gotthold Ephraim Lessing
  • Zgjuarsia është leva me të cilën mund të lëvizësh lëmshin e tokës.[10]
Honore de Balzac
  • Njeriu i zgjuar ia lejon vetes ca privilegje, si zgjedhjen e bashkëbiseduesve, për shembull.[11]
John Fante
  • Asnjëherë nuk je më shumë idiot, sesa atëherë kur përpiqesh të bësh si shumë i zgjuar.[12]
Charles Schulz

Proverba

Redakto
  • Barku i gjerë, truri i ngushtë.
  • Budallai shkon tek e ngasin.
  • E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtija.
  • Kur del dielli, të gjithë e dinë nga bie lindja.
  • Kur gabon i mençuri çuditet budallai.
  • Ma mirë të kesh mend se pare.
  • Mendja është në majë të gjuhës.
  • Mendja e lehtë rëndon të zonë.
  • Për gjithë vend ka pleq me mend.
  • S'ka varfëri i mençuri.
  • Shtatin pyll e mendjen fyll.
  • Thesi i zbrazët s'qëndron në këmbë.
  • Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja.

Referime

Redakto
  1. ^ Levi-Montalcini, Rita. "Aforizma.al - Thënie nga Rita Levi-Montalcini". Aforizma.al. Marrë më 4 korrik 2020.
  2. ^ Jong, Erica. "Aforizma.al - Thënie nga Erica Jong". Aforizma.al. Marrë më 4 korrik 2020.
  3. ^ Eco, Umberto. "Aforizma.al - Thënie nga Umberto Eco". Aforizma.al. Marrë më 4 korrik 2020.
  4. ^ Bacon, Francis. "Aforizma.al - Thënie nga Francis Bacon". Aforizma.al. Marrë më 4 korrik 2020.
  5. ^ Ma'arri, Al. "Aforizma.al - Thënie nga Al-Ma'arri". Aforizma.al. Marrë më 4 korrik 2020.
  6. ^ Buttafava, Vittorio. "Aforizma.al - Thënie nga Vittorio Buttafava". Aforizma.al. Marrë më 4 korrik 2020.
  7. ^ Galilei, Galileo. "Aforizma.al - Thënie nga Galileo Galilei". Aforizma.al. Marrë më 4 korrik 2020.
  8. ^ Mackay, Harvey. "Aforizma.al - Thënie nga Harvey Mackay". Aforizma.al. Marrë më 4 korrik 2020.
  9. ^ Ephraim Lessing, Gotthold. "Aforizma.al - Thënie nga Gotthold Ephraim Lessing". Aforizma.al. Marrë më 4 korrik 2020.
  10. ^ de Balzac, Honore. "Aforizma.al - Thënie nga Honore de Balzac". Aforizma.al. Marrë më 4 korrik 2020.
  11. ^ Fante, John. "Aforizma.al - Thënie nga John Fante". Aforizma.al. Marrë më 4 korrik 2020.
  12. ^ Schulz, Charles. "Aforizma.al - Thënie nga Charles Schulz". Aforizma.al. Marrë më 4 korrik 2020.

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto
Wikipedia ka një artikull në lidhje me: