Ndihmë:Çfarë nuk është Wikicitate?

(Përcjellë nga ND:JO-WQ)

Ka disa gjëra që nuk e kanë vendin në Wikicitate. Shikoni më poshtë.

Wikicitate nuk është një enciklopedi

Wikicitate nuk është e njëjtë me projektin simotër, Wikipedia. Një hyrje e shkurtër përdoret për të dhënë temën e artikullit dhe, nëse është e nevojshme, tregohet pse është i shquar. Përshkrimet e detajuara, referencat enciklopedike dhe sugjerimet për leximin e mëtejshëm rreth temës mund të shtohen te artikulli përkatës te Wikipedia por nuk i përkasin Wikicitate.

Wikicitate nuk është një fjalor

Wikicitate nuk është një fjalor. Citatet rreth fjalëve të veçanta janë më se të mirëpritura por artikujt vetëm me përkufizime gjuhësore i përkasin Wikifjalorit.

Wikicitate nuk është një libër didaktik

Wikicitate nuk është vendi i duhur për informacione nga librat didaktikë apo ato udhëzues. Për këto shihni Wikilibrat.

Wikicitate nuk është një librari dokumentesh

Wikicitate nuk është një përmbledhje dokumentesh historike origjinale, letrash, ligjesh, fjalimesh e poemash të plota.

Dokumente të tilla i përkasin Wikiburimeve.

Wikicitate nuk është një faqe sociale

Çdo përdorues i rregjistruar ka faqen e tij të përdoruesit e cila mund të plotësohet me informacione personale por nuk mund ta përdoret siç do të përdorej një profil në faqe sociale si Facebook apo Instagram. Informacionet që devijojnë shumë nga projekti i Wikicitate mund të fshihen nga administratorët.

Wikicitate nuk është koleksioni i thënieve personale të tuat

Çdo përdorues mund të vendosë citate që ai vetë apo një shoku i tij mund të ketë thënë te faqja e tij e përdoruesit por nuk mund të krijojë artikuj për to.

Wikicitate nuk është një forum diskutimi

Çdo përdorues mund t'i lërë një mesazh një përdoruesi tjetër te faqja e tyre e diskutimit por mesazhet nuk mund të jenë për tema që devijonë shumë nga projekti i Wikicitate. Çdo mesazh është publik dhe për pasojë shpërndarja e informacioneve personale apo e detajeve që nuk lidhen me Wikicitate është e ndaluar. Gjithashtu, faqet e diskutimeve të artikullit janë vetëm për diskutime në lidhje me artikullin. Administratorët do të ndërhyjnë për të fshirë informacionet në raste kur këto rregulla thyhen.

Wikicitate nuk është një vend për reklama

Edhe pse mund të krijohen artikuj apo lista që përmbajnë citate të famshme reklamash, ato duhet të jenë në lidhje me reklama të shquara. Vendosja e citateve të reja të reklamave me qëllimin e vetëm reklamimin e një produkti është e ndaluar.

Shteg:
ND:JO-WQ