Pellumb Syku
Mohandas Karamchand Gandhi, i njohur Mahatma (1869 – 1948), mendimtar dhe aktivist pacifist.
Citime
Redakto- Më duket e qartë si drita e diellit që aborti është krim.
- Ku ka frikë nuk ka besim.
- Bukuria e vërtetë është zemra e pastër.
- Çastet e bukura nuk i ndien kur i jeton, por kur i përkujton me mall.
- Njeriu është një nxënës dhe dhimbja është mësuesi i tij.
- Jam kundër dhunës pasi edhe nëse në dukje bën mirë, e mira është e përkohshme, ndërsa e keqja që bën është e përhershme.
- Të dobëtit nuk mund të falin kurrë. Falja është virtyt i të fortëve.
- Një prind i zgjuar lejon që fëmijët të bëjnë ndonjë gabim. Nganjëherë është mirë që t’i djegin gishtat nga pak.
- Nëse mendon se e gjithë bota është gabim kujtohu se ajo përmban qenie njerëzore si ty.
- Çdo komb është plotësuesi i një tjetri.
- Madhësia dhe progresi i një kombi mund të gjykohen nga mënyra që ai komb trajton kafshët.
- Nuk ia vlen të kemi lirinë nëse kjo nuk përfshin edhe lirinë për të gabuar.
- Nuk njoh mëkat më të madh sesa të shtypësh të pafajshëm në emër të Zotit.
- Ji ndryshimi që dëshiron të shohësh në botë.
- Sy për sy e kështu bota do të mbesë e verbër.
- Ekzistojnë gjëra për të cilat jam i gatshëm të vdes, por nuk ekziston asgjë për të cilën jam i gatshëm të vras.
- Janë veprimet që vlejnë. Mendimet tona, sado të mira të jenë, janë margaritarë të rremë deri në çastin kur shndërrohen në vepra.
- Zbulo kush je dhe mos kij frikë të jesh.