Sami Frashëri

shkrimtar dhe filozof shqiptar
(Përcjellë nga Sami Frasheri)
Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi.


Sami Frashëri (1 qershor 1850 - 18 qershor 1904) ishte shkrimtar dhe poet shqiptar, funksionar dhe intelektual i Perandorisë Osmane si dhe një gazetar, dramaturg dhe ideologu themelor i Rilindjes Kombëtare, së bashku me dy vëllezërit e tij Abdylin dhe Naimin.

Thënie

Redakto
  • Dashuria për atdheun është topi që shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund t'u qëndrojë topave më të fortë.
  • Atdhedashurisë nuk ka gjë që mund t'i qëndrojë, si për mrekulli, ajo mund çdo gjë edhe me një forcë të vogël.
  • Dëshira për liri dyfishon shpirtin e një kombi.
  • Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes; aty ku s'ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.
  • Populli është themeli i shtetit; sa më i fortë të jetë themeli, aq më shumë qëndron godina.
  • Mendimet e larta gjenden në fjalë të shkurtëra.
  • Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij.
  • I madh është ai njeri që i shikon të gjithë një soj, që vepron pa anuar, dhe qëmendon për të gjithë. Ai që mendon për interesat e veta, është njeri i ulët.
  • Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.
  • Për t’ia nënshtruar botën mirësisë, duhet luftuar kundër ligësive.
  • Fitimi i pozitës varet nga të tjerët. A nuk është marrëzi të lësh atë që ke në duarttua dhe t’u drejtohesh të tjerëve.
  • Është gabim i madh të përdorësh në punë të vogla atë që mund të kryejë punë të mëdha.
  • Mos u shqetëso nga zemërimi i të drejtit, ki frikë heshtjen e tiranit.
  • Disa njerëz i bëjnë mirë gjithkuj, por jo vetes së tyre. Këta i ngjajnë një ore të varur në murin e jashtëm të shtëpisë, i cili u tregon kohën të gjithëve, përveç atyre të shtëpisë.
  • Patriotizmi tregon vlerën e një njeriu.
  • A ka të drejtë të quhet njeri ai, që nuk mendon për njerëzimin? [1]

Thënie për të

Redakto

Thënie të atribuara gabimisht

Redakto

Referimet

Redakto

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto
Wikipedia ka një artikull në lidhje me:


Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: