Një robot, i njohur shkurt si bot, është një program që zotëron një llogari si të një përdoruesi të zakonshëm e bashkvepron me Wikipedia-n për të kryer procese të automatizuara punësh që manualisht do ishin të lodhshme për tu bërë. Çdokush mundet të krijojë një robot por që puna e tij të jetë e përhershme në Wikicitate duhet të miratohet nga një administrator.

Përpara se të kërkoni miratimin për një robot duhet të sigurohuni se ai është i padëmshëm për komunitetin dhe nuk e mbingarkon serverin. Robotët mund të bejnë qindra redaktime në një kohë shumë të shkurtër dhe në raste keqfunksionimi mund të sjellin dëme të mëdha në projekt. Pasi të jeni siguruar për faktorët e mësipërm, mund të plotësoni një kërkesë më poshtë për miratimin e robotit tuaj.

Pas miratimit, ju lutemi të vendosni stampën Bot në faqen e përdoruesit të robotit për ta dalluar atë nga përdoruesit e zakonshëm dhe ta shtoni në listën e mëposhtme për ta renditur mes robotëve të tjerë të miratuar.

Nëse roboti nuk kryen asnjë ndryshim për më shumë se 1 vit do të konsiderohet jo aktiv.

Shteg:
WQ:RB


Kërkesat duhet të shtohen duke ndjekur formatin e mëposhtëm.

=== [[Përdoruesi:Emri|Emri]] ===

Operator: Emri i përgjegjësit të robotit
Automatik/i shoqëruar:
Gjuha e programimit:
I përhershëm/i përkohshëm:
Shpeshtësia e redaktimeve:
Funksioni:

====Diskutimi====