George Orwell
autor dhe gazetar anglez (1903–1950)
Eric Arthur Blair (25 qershor 1903 – 21 janar 1950) i njohur si George Orwell ka qenë shkrimtar, eseist, kritik dhe gazetar anglez. Puna e tij karakterizohet nga një prozë e kthjellët, kritikë shoqërore thumbuese, kundërshtim ndaj totalitarizmit dhe mbështetje të hapur të socializmit demokratik.
Thënie
Redakto- Në moshën pesëdhjetë vjeçare secili ka fytyrën që meriton.[1]
- Në kohën e mashtrimeve universale , të thuash të vërtetën është një akt revolucionar.[1]
- Derisa të mos ndërgjegjësohen për fuqinë që zotërojnë, turmat nuk do të rebelohen; e derisa të mos rebelohen, nuk do të ndërgjegjësohen për fuqinë që zotërojnë.[1]
- Në momentet e krizës nuk luftohet aq shumë kundër një armiku të jashtëm sa ç'luftohet kundër trupit vetjak.[1]
- Askush nuk është patriot kur bëhet fjalë për të paguar taksat.[1]
- Qëllimi i një shakaje nuk është ta degradojë njeriun, por t'i kujtojë atij se tashmë i tillë është.[1]
- Publiciteti është zhurma e një shkopi mbi një kosh mbeturinash.[1]
- Një femër ushqen një ndjenjë mistike kundrejt parasë. E mira apo e keqja, në një mendje femërore kanë domethënien e pranisë apo mungesës së parasë.[1]
- Sado e maskuar qoftë, lëmosha është gjithmonë e tmerrshme; ekziston një parehati, pothuajse një urrejtje sekrete, mes atij që jep dhe atij që merr.[1]
- Librat më të mirë janë pikërisht ata që thonë gjëra që i dimë.[1]
- Krimineli më i keq që ka ecur ndonjëherë mbi tokë është moralisht më lart se gjykatësi që e dënon me vdekje.[1]
- Kush kontrollon të shkuarën, kontrollon të ardhmen. Kush kontrollon të tashmen, kontrollon të shkuarën.[1]
- Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa janë më të barabarta se të tjerat.[1]
- Kafshët nga jashtë shikonin derrin pastaj njeriun, pastaj njeriun dhe sërish derrin: por ishte e pamundur tashmë të kuptoje se cili ishte njëri dhe cili tjetri.[1]
- Ortodoksi do të thotë të mos mendosh, të mosh kesh nevojë të mendosh.[1]
- Liria e vërtetë e shtypit është t'ua thuash njerëzve atë që njerëzit nuk dëshirojnë ta dëgjojnë.[1]
- Përballë dhimbjes nuk ka heronj.[1]
- Nëse doni të armiqësoheni me ndokënd, thuani se të këqijat e tij janë të pashërueshme.[1]
Thënie për të
RedaktoThënie të atribuara gabimisht
RedaktoShënime
RedaktoReferime
Redakto- Orwell, George. "Thënie nga George Orwell". Aforizma.al. Marrë më 22 tetor 2020.
Lidhje të jashtme
Redakto