Parashqevi Qiriazi
teoriste arsimore shqiptare
Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi. |
Parashqevi Qiriazi (2 qershor 1880 – 17 dhjetor 1970) ishte mësuese shqiptare, e cila ia dedikoi jetën e saj alfabetit shqip.
Thënie
Redakto- Arësimi e mpron lirinë më mirë se sa një ushtëri.
- Asgjë tjatër nuku e helmon qeveritarin më tepër se sa lajka.
- Arsimi përket njerinë përgjithërisht - trupin, mëndjen edhe zembrën.
- Të gjithë po kuptojnë se “dora që tund djepin është dora që urdhëron botën.
- Jo vetëm djemtë, por edhe çupat lipset të marrin një stërvitje të plotë, mendore, fizike e morale.
- Arsimi na aftëson të rrojmë me dinjitet, të bëhemi të dobishëm për vehten edhe për kombin tonë.
- Duhet të gdhijë një ditë me dritë edhe për gratë, se themeli i një kombi qëndron mbi arsimin e gruas.
- Njeriu i arsimuar është ay, mendja e të cilit është stërvitur të bashkëpunonjë për përparimin e njerzëimit.
- Pas lirisë edhe drejtësise, vjen arsimi popullor, pa të cilin as drejtësia as liria nuku mundin të qëndrojnë për gjithënjë.
- Ay që ndalon të vërtetën të dalë në shesh, për shkaqe vetiake është ose frikaman ose kriminel ose edhe frikaman edhe kriminel.
- Mësimi është vetëm të mbledhurit e faktevet dhe të idhevet të të tjerëvet; është të mbushurit e mendjes me diturinë e gjëravet të ndryshme. Kështu që mësimi është vetëm një pjesë e arsimit.
- Padija është një dobësirë. Sa më të pa ditur që të jemi, kaq më pak munt të përfitojmë nga fuqitë që na janë dhuruar prej Zotit. Si një foshnjë e cila sa do që i ka këmbët të shëndosha, nuku munt të qëndronjë mbi to.